E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha viziton ekspoziten me vepra te piktorit spanjoll Antonio Clave

Kryeministri Berisha i shoqeruar nga bashkeshortja e tij zonja Liri Berisha vizitoi sot ne mbremje ekspoziten me vepra te piktorit spanjoll te shekullit te XX Antonio Clave e celur ne mjediset e Galerise se Arteve. Kjo ekspozite e cilesuar me vlera te rralla per publikun eshte hapur ne kuadrin e Vjeshtes Kulturore spanjolle nen kujdesin e ambasades spanjolle.

Pasi vizitoi ekspoziten Kryeministri Berisha u shpreh

Antonio Clave njeri nga perfaqesuesit me te shquar me te talentuar te piktures spanjolle por dhe evropiane e boterore vjen sot me disa prej kryeveprave te tij ne Galerine tone Kombetare ne kuadrin e javes kulturore midis dy vendeve tona nen kujdesin e ambasade spanjolle.

Shkolla spanjolle e kultures ne te gjitha koherat eshte nje nga shkollat me te shkelqyera me te vleresuara ne pikturen evropiane dhe boterore. Clave bashkekohes i Pikasos i gjeniut te piktures ne shekullin e kaluar por edhe i frymezuar shume prej tij behet dhe mbreti i kolazhit zot i ngjyrave kombinimeve pra shpreh ne vepren e tij te gjithe ndjenjat shpirterore te vetat kombit dhe te kohes ne te cilen jetoi.

Ne galerine e arteve hapja e kesaj ekspozite eshte nje ngjarje e madhe shume e vecante ndaj dhe njehere dua te falenderoj ambasaden e Spanjes dhe qeverine spanjolle per kete ngjarje shume te rendesishme dhe ftoj te gjithe artdashesit ta vizitojne kete ekspozite te ketij piktori te madh.

Me pas Kryeministri Berisha iu pergjigj interesimit te gazetareve

Gazetari Nje prej artdashesve ishte dhe zoti Rama dhe megjithate mes jush nuk pati ndonje shkembim duarsh..

Kryeministri Berisha Sot une isha ketu per piktorin Clave dhe ai ishte zoti Galerise

Pyetje Zoti kryeminister Eduard Kukan u shpreh se Shqiperia ka ende probleme ne lidhje me plotesimin e standardeve te kerkuara nga BE edhe per liberalizimin e vizave por edhe per anetaresimin ne BE. Cili ehste opinion juaj

Kryeministri Berisha Keto pyetje mendoj se duhet tia drejtoni Kryetarit te delegacionit te PE te nenkomitetit per Shqiperine zotit Kukan. Une komentin do ta bej pasi ti lexoj dhe ti shqyrtoj.

Ajo qe mund te them eshte se kisha nje takim shume te mire me zotin Kukan dhe delegacionin qe ai kryesonte.


04/11/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›