E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha ne Shkoder inauguroi nje sere veprash publike

- Shpreh gezimin dhe kenaqesine time se takohemi sot se bashku ne agun e nje vendimi madhor historik te Evropes per Shqiperine dhe shqiptaret. Vendimit per levizjen e lire te shqiptareve njerit prej banoreve me te vjeter te ketij kontinenti ne mbare Evropen perben shnderrimin ne realitet te asaj endrre per te cilen ju sakrifikuat te cilen ju e mbajtet gjalle pavaresisht nga cmimi qe paguat

- Ideali juaj i lirise po behet realitet sepse ju qytetaret dhe qytetaret e Shkodres dhe te mbare Shqiperise me zgjedhjet e pergjithshme parlamentare deshmuat se jeni te vendosur te votoni te lire si te gjithe qytetaret e Evropes. Ata qe deshen te fusin levizjen tuaj te lire ne kuti le te mbeten vete ne bunker ne do te ecim drejt Evropes pa u ndalur

- Gjate ketyre viteve ne Shkoder jane investuar dhjetera here me shume se vitet e qeverisjes tjeter por une ju jap fjalen ju se gjate ketyre tre viteve investimet per ju do te shumefishohen se qeveria do te beje cdo gje per asfaltimin e cdo rruge dhe rrugice te ketij qyteti. Se qeveria do te beje cdo gje per rindertimin e plote te vlerave te ketij qyteti vlera shekullore dhe mijevjecare

Kryeministri Berisha ishte sot ne qytetin e Shkodres ku mori pjese ne inaugurimin e nje sere veprave publike. I shoqeruar nga Kryetarja e Parlamentit znj. Jozefina Topalli Kryetari i Bashkise z.Lorenc Luka deputetet e zones dhe qeveritare vendore kryeministri inauguroi perfundimin e punimeve te rreth rrotullimit si dhe te rruges Skenderbeg investime qe kapin vleren e 40 milion lekesh. Ai gjithashtu peruroi edhe perfundimin e punimeve te rruges Europa amp rruga Willson me vlere 50 milion leke si dhe te shatervanit ne qender te qytetit prane Teatrit Migjeni-Vlera nje investim me vlere 43 milion leke.

Ne perfundim te inaugurimeve kryeministri Berisha vizitoi ekspoziten me fotografi qe i perkasin Meshes se pare te fillimit te Nentorit 1990 te fotografit Angjelin Nenshati. Ekspozita e celur ne sallen Kardinal Mikel Koliqi prane Katedrales se Shkodres paraqet fotografi te disa klerikeve qe i mbijetuan persekutimit te diktatures komuniste.

Gjate fjales se tij kryeministri tha

Te dashur qytetar dhe qytetare te Shkodres

Vellezer dhe motra zonja e zoterinj

Zonja Kryetare e Parlamentit

Zoterinj deputet

Qeveritare vendore

Se pari deshiroj tju pershendes vellazerisht te shpreh gezimin dhe kenaqesine time se takohemi sot se bashku ne agun e nje vendimi madhor historik te Evropes per Shqiperine dhe shqiptaret. Vendimit per levizjen e lire te shqiptareve njerit prej banoreve me te vjeter te ketij kontinenti ne mbare Evropen. Levizja juaj e lire ne mbare Evropen perben realizimin e atij ideali per te cilin ju shkodranet sakrifikuat me shume se te gjithe te tjeret ne historine e ketij vendi. Levizja e lire ne mbare Evropen perben shnderrimin ne realitet te asaj endrre per te cilen ju sakrifikuat te cilen ju e mbajtet gjalle pavaresisht nga cmimi qe paguat. Levizja e lire perben arritjen me te madhe te lirise individuale te shqiptareve pas shembjes se perdes se hekurt dhe kjo eshte njekohesisht dhe arritja me madhore besimi me i madh qe Evropa e qyteteruar ka deshmuar ndaj qytetareve te Shkodres dhe qytetareve te mbare Shqiperise.

Levizja e lire nuk perben nje dhurate por perben nje proces ne te cilin ne deshmuam seriozitetin dhe perkushtimin me te madh. Levizja e lire vjen si rezultat i faktit se ne ne perkushtimin tone seriozitetin tone beme qe Shqiperia te jete njeri nga vendet me te sigurta ne Evrope. Levizja e lire vjen si deshmi e sigurise se madhe te krijuar ne kete vend i cili ka pritur kete vit rreth 3.5 milion turiste dhe kane ardhur te sigurt si ne shtepite e tyre jane larguar te sigurt si nga shtepite e tyre. Levizja e lire u be e mundur ne saje te nje lufte te vendosur kunder korrupsionit lufte qe beri te mundur transformime epokale ne veprat publike per Shqiperine dhe shqiptaret. Lufte e cila beri te mundur qe Shqiperia te meritoje cmimin e dyte ne bote per sa i perket transparences. Une ju jap juve fjalen se lufta kunder kesaj te keqeje nuk do te njohe kufij dhe limit dhe se do te luftoje me te gjithe forcen e ligjin ne cdo qelize aty ku ndodhet.

Ideali juaj i lirise po behet realitet sepse ju qytetaret dhe qytetaret e Shkodres dhe te mbare Shqiperise me zgjedhjet e pergjithshme parlamentare deshmuat se jeni te vendosur te votoni te lire si te gjithe qytetaret e Evropes. Ata qe deshen te fusin levizjen tuja te lire ne kuti le te mbeten vete ne bunker ne do te ecim drejt Evropes pa u ndalur. Levizja e lire erdhi si rezultat i reformave me te thella qe administrata shqiptare qe shteti shqiptare ndermori drejt modernitetit vendosjes se sistemit me modern te gjendjes civile pasaportat biometrike dhe leternjoftimeve elektronike me moderne ne Evrope sistemit me te avancuar te kontrollit te kufijve por levizja e lire para se gjithash dhe mbi te gjitha erdhi per faktin se me mundin djersen dhe mendjen tuaj dhe reformat tona ne ia dolem te bejme Shqiperine nje nga 57 vendet ku jetohet me mire jo ne Evrope por ne Bote.

Qytetaret dhe qytetare te Shkodres

Perpjekjet tona kane qene shume te medha sakrificat tona kane qene te dhimbshme te mundimshme por rruga jone eshte rruga e suksesit rruga e dinjitetit rruga e lirise ne e nisem kete rruge duke qene jo vite por shekuj drite larg Evropes se zhvilluar dhe te qytetaret. Ne nje hark kohor 20 vjecar ne ia dolem se bashku qe Shqiperine ta anetaresojme ne NATO. Ne ia dolem se bashku qe te meritojme levizjen e lire ne mbare Evropen. Ne te sigurt do te ecim ne procesin e integrimit Evropian. Ne duhet te pranojme se mbi qytetaret e Shkodres mbi gjithe shtypjen e eger mbi ju shekujt e burgjeve mos mijevjecar keni qene 100 here me te lire sesa banoret e bunkerit qe shtypnin ju blloku ka qene mega bunkeri me i madh i ketij vendi psikologjia e izolimit e shtypjes. Kjo anti kulture ka nxjerre kulturen e kutise dhe kerkon te binde se kutia qenka fatkeqesia e Shqiperise.

Qytetare dhe qytetare te Shkodres dhe mbare Shqiperise

Jam sot ketu per tu zotuar se sa here te votoni do te votoni njelloj si qytetaret e vendeve me te zhvilluara te Evropes dhe askush me kuti dhe pa kuti nuk do te mund tju marre kurre voten le te mbeten ata skllever te kultures se bunkerit te bllokut. Ne cdo dite do te perqafojme do te zgjerojme lirite tona si rruga me e mire e te ardhmes sone.

Qytetaret dhe qytetare te Shkodres

Sot per ju dhe per mbare kombin shqiptare eshte nje dite e shenuar. Eumlshte dita kur ju 20 vjet me pare hapet kishat dhe institucionet fetare eshte dita ne te cilen ju qe ruajtet ne shpirtin tuaj si thesarin me te cmuar besimin tek zoti tek vetja tek Shkodra dhe kombi u ngritet mbi tiranine sot ne shohim me krenari te madhe drejt Evropes dhe Botes si kombi me tolerancen fetare me te shkelqyer si kombi me harmonine me te madhe si kombi nga mesazhi i te cilit mund te mesojne shume e shume kombe te tjera.

Qytetare dhe qytetare te Shkodres

Sot ne inauguruam dy bulevarde dhe shatervanin e mrekullueshme. Gjate ketyre viteve ne Shkoder jane investuar dhjetera here me shume se vitet e qeverisjes tjeter por une ju jap fjalen ju se gjate ketyre tre viteve investimet per ju do te shumefishohen se qeveria do te beje cdo gje per asfaltimin e cdo rruge dhe rrugice te ketij qyteti. Se qeveria do te beje cdo gje per rindertimin e plote te vlerave te ketij qyteti vlera shekullore dhe mijevjecare. Qeveria do te beje cdo gje per nje klime sa me te favorshme per biznesin ne qytetin tuaj.

Pak jave me pare agjencia me serioze e botes per turizmin perzgjodhi Shqiperine njerin nga 10 vendet me te preferuara per vitin 2011 per turizem. Perzgjodhi Shqiperine vendin e pare ne 10 vendet me te preferuar ne bote per turizmi perzgjodhi Shqiperine njeshin e botes .
Une dua te shpreh mirenjohjen ndaj gjithe qytetareve shqiptare te cilet bene te mundur nje perzgjedhje te tille. Sigurisht Shqiperia ka brigje te mrekullueshme ka male mahnitese ka pasuri dhe trashegimi kulturore perrallore por me e madhja me madheshtorja qe ka Shqiperia dhe shqiptaret eshte mikpritja juaj zemra juaj e bardhe per qytetaret nga mbare botes.

Ndaj dhe ftoj qeveritaret vendore te Shkodres dhe qeveritaret vendore te mbare Shqiperise te bejme cdo perpjekje qe viti 2011 te mbetet ne memorien e miliona e milionave qytetareve qe do te vershojne drejt Shqiperise si viti i pushimeve me te mira ne jene e tyre.

Ju pershendes vellazerisht dhe ju uroj ne agun vendimit te madh historik per Shqiperine dhe shqiptaret.


06/11/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›