E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha,mesazh ngushëllimi Presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy për ndarjen nga jeta të akademikut Maurice Druon

Kryeministri Berisha i dërgon një mesazh ngushëllimi Presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy për ndarjen nga jeta të akademikut të shquar, Maurice Druon.

" I dashur Zoti President, Sarkozy

Vdekja e personalitetit të shquar të botës akademike dhe intelektuale të Francës, luftëtarit të madh dhe të paepur të lirisë, francezit të madh, mikut tim dhe të kombit shqiptar, Maurice Druon ishte një lajm shumë i hidhur për mua dhe për mbarë kombin tim, të cilin ai e deshi dhe e respektoi aq shumë.

Me vdekjen e Maurice Druon kombi dhe vendi juaj kanë humbur francezin e madh, intelektualin dhe qëndrestarin e pamposhtur që frymezoi aq shumë bashkëkombasit e tij, në luftën dhe qëndresën e tyre për liri dhe dinjitet.

Maurice Druon e deshi dhe e respektoi shumë kombin tim, ndaj edhe për mua që pata privilegjin të kem miqësinë e tij, por edhe për të gjithë shqiptarët, është një pikëllim i thellë dhe një humbje e madhe.

Me këtë rast Ju shpreh Ju Zoti President, kombit Tuaj te madh, botës akademike dhe intelektuale franceze dhe familjes së të ndjerit, Maurice Druon ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe i lutem Zotit që shpirti i tij i madh të gjejë paqen që meriton.

Më lejoni me këtë rast, t’ju ripohoj i dashur mik, sigurimet e konsideratës sime më të lartë

Juaji

Sali BERISHA


16/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›