E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i dërgon mesazh ngushëllimi Kryeministrit Donald Tusk për viktimat në Poloni

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Kryeministrit të Polonisë, zotit Donald Tusk për humbjen e jetëve të 21 qytetarëve polakë në ngjarjen tragjike, të ndodhur në një hotel social në Kamien.

" I nderuar zoti Kryeministër,

Me keqardhje të thellë mësuam për rënien e zjarrit në një hotel social në qytetin Kamien të Polonisë, si pasojë e të cilit humbën jetën 21 qytetarë të vendit tuaj dhe u plagosën shumë të tjerë.

Më lejoni që në këtë moment dhimbjeje të ndaj me Ju hidhërimin për humbjen e jetëve njerëzore dhe t' Ju shpreh, në emrin tim e të qeverisë shqiptare, por dhe në emër të të gjithë shqiptarëve, ngushëllimet dhe ndjenjat më të sinqerta të solidaritetit njerëzor, për këtë humbje për familjet e viktimave dhe për qeverinë e kombin tuaj.

 Në këtë moment të vështirë, të gjithë shqiptarët ndajnë me ju, me familjet e viktimave dhe me popullin mik të Polonisë dhimbjen për këtë humbje të rëndë dhe luten që shpirtrat e tyre të gjejnë paqen e amshuar.

 Shfrytëzoj rastin t' Ju ripohoj, i nderuar zoti Kryeministër, sigurimet e konsideratës sime më të lartë.

Juaji

Sali BERISHA"

 

 


16/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›