Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë javën tjetër drejt Nju Jorkut për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Kryeministri Rama parashikohet që të ketë një seri takimesh me drejtues shtetesh pjesemarrëse. Punimet e Asamblesë shfrytëzohen nga udhëheqësit e vendeve te ndryshme për të çuar përpara projekte, apo ide investimesh apo ceshtje të tjera që lidhen me marrëdheniet shtetërore dy palëshe.