Përjashtimi i Berishës, Kryesia e FRPD-së kërkon mbajten e referendumit

Anëtarë të Kryesisë së Forumit Rinor të Partisë Demokratike kërkojnë mbajtjen e një referendumi me anëtarësinë e PD-së, pas vendimit të kreut të PD-së Lulzim Bashës për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar.
Ky referendum sipas firmëtarëve që kanë depozituar sot kërkesën në Kryesi dhe Këshilli Kombëtar të PD-së, do të shmangë përcarjen e Partisë Demokratike për shkak të vendimit personal të liderit demokratik Bashës.
Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar një natë para nisjes së legjislaturës së re të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit. Kryedemokrati tha se kjo ishte zgjidhja e vetme pas vendimit të DASH që e shpalli Berishën “non grata”.