Kryeministri Edi Rama në Vlorë zhvillon takim me strukturat e PS dhe qytetarët, në fokus reforma territoriale

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytetin e Vlorës, ku po zhvillon një takim me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut dhe me qytetarë të pranishëm.
Takimi po mbahet në ambientet e Pallatit të Kulturës dhe pritet të zgjasë deri rreth orës 17:30.
Gazetarja e RTSH, raporton se Rama shoqërohet në këtë takim nga ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, si dhe drejtuesi politik i PS për Qarkun Vlorë, Bledi Çuçi.
Ky takim është pjesë e turit të konsultimeve që kryeministri po zhvillon në qarqe të ndryshme të vendit, me synim përfshirjen e strukturave të Partisë Socialiste dhe qytetarëve në procesin e diskutimit për reformën.
Lajmi në zhvillim…
/rtsh.al/