E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Rrugën e Arbrit, dy të plagosur dërgohen në spitalin e Bulqizës

Një aksident rrugor është regjistruar sot në Rrugën e Arbrit, në zonën e Shupenzës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në Spitalin e Bulqizës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Ky aksident ka shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje mbi gjendjen e të plagosurve dhe dinamikën e ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›