E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano gjate vizites se sotme ne Bashkine e Laçit ka zhvilluar nje takim me Kryetarin e Bashkise z. Bardh Rica si dhe perfaqesues te pushtetit vendor, perfaqesues te biznesit te kesa

Kryeministri Fatos Nano gjate vizites se sotme ne Bashkine e Laçit ka zhvilluar nje takim me Kryetarin e Bashkise z. Bardh Rica si dhe perfaqesues te pushtetit vendor, perfaqesues te biznesit te kesaj zone, drejtues te institucioneve shteterore etj.

Ne kete takim Kryeministri Fatos Nano ka theksuar rendesine dhe vemendjen qe Qeveria Shqiptare i kushton reformes se decentralizimit te pushtetit vendor dhe rritjes se kapaciteteve vendore ne menaxhimin e te ardhurave dhe sherbimeve, duke i konsideruar ata si partnere ne rrugen e perbashket te integrimit ne boten moderne.

"Nuk besoj se kemi dhene ndonje shenje se ju konsiderojme inferiore si autoritete perfaqesuese te zones ne legjislativ dhe te bashkise ne qeverisjen vendore. Pra nuk jane raporte superioresh mbi inferioret, por raporte partneresh", tha Kryeministri ne kete takim.

Kryeministri Nano ka permendur faktin se ne vitin 2002 Bashkia e Laçit ka patur nje grant prej 51.590.000 milion leke, ndersa ne 2003 granti nga buxheti i shtetit, per shkak te reformes se decentralizimit te tatimeve dhe taksave eshte 32.669.000 leke se ciles i shtohen edhe 15.560.000 leke te biznesit te vogel, 9.918.000 leke nga taksa e regjistrimit e automjeteve dhe se fundi eshte perfituar edhe nje shtese grandi prej 2 milione lekesh, duke e çuar shumen e te ardhurave te pergjithshme per t'u perdorur gjate 2003 nga kjo Bashki ne 59.634.000 leke.

"Une do t'ju kujtoj sesi mund te kapet me mire ritmi, koha dhe kapaciteti grumbullues dhe perdorues me efikasitet i te ardhurave, u shpreh Kryeministri duke vijuar: "Ju parashikoni te realizoni 46 % te te ardhurave nga taksat e biznesit te vogel, taksat e regjistrimit te automjeteve dhe taksa e regjistrimit te pasurive te patundshme. Per periudhen janar-prill keni realizuar vetem 12.615 leke. Arsyeja e mosrealizimit te te ardhurave sipas arsyetimit tim eshte mungesa e bashkepunimit midis degeve perkatese te tatimeve me degen e regjistrimit te automjeteve dhe zyrat e regjistrimit te pasurive te patundshme".

Gjate ketij takimi Kryeministri tha se jemi ne nje proces identifikimi, kalkulimi te kursimeve dhe te mundesve per rialokime. Ende nuk jane ezauruar te gjitha mundesite e financimeve dhe rialokimeve per nevoja prioritare por ne qofte se ne nuk i zgjidhim mire problemet qe kane te bejne me bashkeveprimin qe rrit kapacitetin e grumbullimit, perdorimit te te ardhurave publike ketu dhe nga qendra, atehere nuk dihen efektet qe mund te prodhohen.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›