E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot pasdite, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhes e Keshillit te Ministrave. Mbledhja kishte si tematike kryesore: "Plotesimi dhe permiresimi i legjislacionit per n

Sot pasdite, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhes e Keshillit te Ministrave. Mbledhja kishte si tematike kryesore: "Plotesimi dhe permiresimi i legjislacionit per njohjen dhe garantimin e te drejtave te konsumatorit, ne fushen e pensioneve suplementare, zhvillimit te transportit dhe telekomunikacioneve dhe plotesimi i kuadrit normativ, per zbatimin e legjislacionit ne fushen e qeverisjes vendore". Keshilli i Ministrave ka miratur nje numer projektligjesh e vendimesh te rendesishme.

U miratuan keto projektligje:

U miratua projektligji: "Per mbrojtjen e konsumatoreve". Ky projektligj trajton te drejtat e konsumatoreve, marredhenieve ndermjet konsumatoreve dhe prodhuesve, shitesve, furnizuesve, ofruesve te sherbimeve dhe organeve te kontrollit te tregut e te standartizimit. Qellimi i tij eshte mbrojtja e shendetit, mjedisit, sigurise se jetes dhe te te drejtave te tjera te konsumatorit, te sanksionuara ne kete projektligj. Projektligji synon perafrimin e legjislacionit tone me ate europian, nepermjet reflektimit te direktivave te reja europiane te viteve te fundit ne fushen e mbrojtjes se konsumatoreve qe te jete sa me i zbatueshem me qellim qe te sigurohet nje mbrojtje efektive e konsumatoreve.
Projektligji, ne krahasim me ligjin ekzistues, ka ndyshime pasi mban parasysh ndyshimin e situatave ekonomike per periudhen mbas miratimit e zbatimit te tij si: pranimi i Shqiperise ne OBT, qe ka krijuar hapesira per liberalizimin e e tregtise, shkembimit te lire te mallrave e sherbimeve; Miratimi i Traktatit te Amsterdamit i vitit 1997, i cili krijon nje kuader te fuqishem ligjor per mbrojtjen e konsumatoreve; pergatitjet per Procesin e Stabiliozim – asociimit qe synon integrimin e Shqiperise ne BE, qe ka si kusht mbikqyrjen e tregut; futja e praktikava te reja te ne konjukturat ekonomike e tregtare gjate periudhes se tranzicionit te cilat kane ndikuar ne cenimin e te drejtave te konsumatoreve, si dhe futja e elmenteve te rinj ne praktikat e tregtimit etj. Ne projektligj parashikohen te drejtat dhe siguria e konsumatoreve dhe mbrojtja e ketyre te drejtave si dhe detyrimet e prodhuesit, shitesit, furnizuesit dhe ofruesit te sherbimeve.

Keshilli i Ministrave miratoi edhe projektligjin: "Per disa shtesa dhe ndryshime "Per sigurine ne avionin civil shqiptar". Shtesat dhe ndyshimet ne kete projektligj kane te bejne me zhvillimet aktuale ne aviacionin civil shqiptar, ne zbatim te rekomandimeve te lena nga auditimi i kryer ne lidhje me sigurine nga Organizmat e Europiane te aviacionit civil ne shqiperi si dhe situaten e krijuar pas akteve terroriste te 11 shtatorit, ne nevojen per te perforcuar masat e sigurise ne Aeroportin Nderkombetar "Nene Tereza" te Rinasit. Per keto eshte perdorur edhe asistenca e ICITAP te Departamentit Amerikan. Keto ndryshime shprehin sugjerimet, mendimet si dhe pasqyrojne me se miri gjendjen konkrete te sigurise ne Aeroportin "Nene Tereza" si dhe rekomandimet e lena te Aviacionit Civil Nderkombetar. Ky draft ndryshimesh eshte pergatitur duke u bazuar edhe ne komentet e specialisteve te Drejtorise se Pergjitheshme te Policise dhe te Doganave. Ndryshimet qe ben ky projektligj do ta ngrene ne nje stad akoma dhe me te larte dhe bashkekohor nivelin e masave te sigurise se aviacionit civil shqiptar.

U miratua projektligji: "Per disa shtesa dhe ndryshime ne Ligjin nr. 8310, dt. 19.3. 1988, "Per pensionet suplementare dhe institutet private te pensioneve". Ky projektligj parashikon disa shtesa dhe ndyshime ne ligjin ekzistues te pensioneve suplementare dhe instituteve private te pensioneve, me qellim qe te krijohet mundesia ligjore per fondet profesionale te pensioneve. Nevoja per krijimin e fondeve profesionale te pensioneve ndikohet nga fillimi i zbatimit te rritjes se moshes se daljes ne pension pleqerie. Gjate diskutimit te Ligjit "Per sigurimet shoqerore ne republiken e Shqiperise" i miratuar ne prill te vitit 2002, pati disa reagime e propozime nga sindikatat ne lidhje me kushtet e perfitimit te pensioneve te pleqerise, per kategorine e pare dhe te dyte te puneve te veshtira, sidomos me ato profesione, deget e te cilave i jane nenshtruar privatizimit dhe eshte rritur ndjeshem numri i personave qe kerkojne te dalin ne pension pleqerie para moshes se caktuar dhe me nje periudhe sigurimi me te vogel se ajo e parashikuar ne ligjin per sigurimet shoqerore. Ky projektligj lejon krijimin e skemave te suplementare private te pensioneve mbi baze degesh profesionale ne sektoret e minieave, industrise kimike, industrise se naftes etj. Eshte parashikuar qe skemat suplementare te mbeshteten ne parimin e pjesemarrjes vullnetare, por duke vene disa elemente detyrues, per punedhenesit qe do t'i krijojne ato. Menyra e krijimit, licensimit, mbikqyrjes dhe funksionimit te organeve drejtuese te ketyre instituteve do te jene te njejta me ato te instituteve qe parashikon ligji ne fuqi. Projektligji percakton nje numer rregullash per ngritjen e ketyre instituteve te pensioneve suplementare.

Keshilli i Ministrave miratoi projektligjin: "Per ratifikimin e protokollit opsional te konventes kunder tortures dhe trajtimit ose denimit te eger, çnjerezor ose poshterues". Nepermjet ketij protokolli parashikohet ngritja e disa mekanizmave te reja te kontrollit ndaj fenomenit te tortures. Ne kete kuader cdo shtet pale, detyrohet per te ngritur nje ose disa mekanizma te pavaruara kombetare, parandaluese te cilat do te vezhgojne rregullisht ambjentet dhe dhe trajtimin e individeve qe u eshte hequr ose mund t'iu hiqet liria me ane te nje vendimi te dhene nga nje organ publik. Kjo behet me qellim qe te forcohet, kur te jete e nevojeshme, mbrojtja e tyre nga tortura, trajtimi ose denimi i eger, çnjerezor ose poshterues. Keto institucione kombetare do te kene objekt te veprimtarise se tyre promovimin dhe mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te shtetasve. Ratifikimi i ketij protokolli eshte ne vazhden e akteve te tjera nderkombetare te cilat mbrojne te drejtat dhe lirite themelore te njeriut dhe dinjitetin njerezor si dhe do te beje te mundur krijimin e organizmave nderkombetare per te monitoruar e parandaluar trajtimin jonjerezor e degradues te personave qe u eshte hequr liria, si nje domosdoshmeri ne forcimin e shtetit te se drejtes.

U miratua projektligji: "Per ratifikimin e marreveshjes per krijimin e Komisionit te Pergjithshem te Peshkimit per Mesdheun".Ky komision, si strukture e FAO-s, ka per qellim te nxise zhvillimin e peshkimit per nje menaxhim sa me racional te pergjithshem te rezervave peshkore detare ne rajonet e vendeve qe lagen nga deti Mesdhe duke bashkerenduar punen ndermjet tyre. Dispozitat e marreveshjes jane ne perputhje me Konveten e Kombeve te Bashkuara mbi Mjedisin dhe Zhvillimin, Kodin e Drejtimit per nje peshkim te pergjitshem, si nje kod vullnetar etj.

Nje projektligj tjeter qe miratoi sot ne mbledhjen e tij te perjaveshme, Keshilli i Ministrave, eshte edhe ai "Per ratifikimin e memorandumit te mirekuptimit, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Organizates per Furnizimin dhe Mbeshtetje, e NATO-s (NAMSO) "Per bashkepunimin per mbeshtetje logjistike". Baza e ketij Memorandumi Mirekuptimi eshte pranimi i Shqiperise ne Partneritetin per Paqe dhe qellimi i tij eshte sigurimi i mbeshtetjes logjistike ne fushat e percaktuara si furnizime, prokurime, sherbime te ndryshme, transporte dhe asistence teknike. Zbatimi i ketij Memorandumi Mirekuptimi kerkon hartimin dhe nenshkrimin e marreveshjeve te vecanta shtese, te cilat do te kerkojne miratimin paraprak te Ministrise se Mbrojtjes.

Keshilli i Ministrave miratoi sot keto vendime:
Keshilli i Ministrave miratoi vendimet mbi listat paraprake te pronave te paluajtshme publike, qe transferohen ne pronesi te bashkive: te Librazhdit, Maminasit, Kucoves, Himares. Keto lista paraprake jane pjese e listes se inventarit te pronave te paluajtshme shteterore qe ndodhen brenda juridiksionit territorial dhe administrativ te bashkive dhe komunave te mesiperme.
Ne keto liste paraprake perfshihen prona publike qe sherbejne per kryerjen e funksioneve te veta dhe te perbashketa nga ana e bashkise dhe qe ju perkasin fushave te tilla si: veprimtaria administrative, veprimtaria social-kulturore e sportive, realizimi i programeve arsimore, shendeti publik, infrastruktura vendore dhe sherbimet publike, strehimi dhe mbrojtja civile, ndricimi publik, veprimtaria ekonomike etj.

Keshilli i Ministrave miratoi vendimet mbi listat e pronave te paluajtshme shteterore te komunes se Qendres se Skraparit, te bashkive te Pogradecit dhe Korces.

Po ne kete kuader u miratua gjithashtu edhe vendimet perkatese: Per miratimin e listes se inventarit te pronave te paluajtshme shteterore te sistemeve te furnizimit me uje dhe te kanalizimeve te nderrmarrjeve, ne Berat, Bajram Curri, Delvine, Shkoder–fshat, Elbasan–fshat, Ure-Vajgurore, Bilisht, Fushe-Kruje, Kukes, Pogradec, Lushnje, Lushnje –fshat, Lezhe, Gjirokaster, Gjirokaster-fshat, Tirane, Peqin, Patos, Korce dhe Has. Ne kete vendim paraqitet lista e inventarit te pronave te paluajtshme shteterore per sistemet e furnizimit me uje te pijshem dha kanalizimet, qe administrohen nga 20 nderrmarrje te ujesjelles kanalizimeve. Keto nderrmarrje perfaqsojne grupin e dyte, pas atij prej 16 nderrmarrjesh, miratuar me vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 251, date 24.04.2003.

U miratua vendimi "Per miratimin e listes se inventarit te pronave te paluajtshme shteterore, te cilat i kalojne ne pergjegjesi administrimi sherbimit informativ shteteror". Ky vendim parashikon qe procesi i miratimit te kaloje ne tre faza: miratimi i listes se inventarit, miratimi i listes paraprake te pronave qe do t'u trasferohen njesive te qeverisjes vendore dhe miratimi perfundimtar i listes se pronave qe mbeten ne pergjegjesi administartive te institucioneve qendrore dhe atyre qe transferohen ne njesite e qeverisjes vendore. Kjo procedure ka per qellim kryesor realizimin e nje transparence sa me te plote ne identifikimin e pronave shteterore dhe ne zgjidhjen e mosmarreveshjeve qe mund te lindin midis paleve. Te gjitha pronat e paluajtshme qe jane ne sherbim te sherbimit informativ shteteror mbeten ne administrim te tij ashtu sic u veprua edhe me pronat e Ministrise se Rendit Publik per te cilat u miratua vendimi i Keshillit te Ministrave nr.250, date 24.04.2003.

U miratua edhe vendimi "Per dhenie shtese pensioni te posacem shteteror zotit Hysen Cobani". Zoti Hysen Cobani eshte dekoruar ne vitin 1988 me "Urdherin e Punes te Klasit te Pare" dhe ne nentor te vitit 2002 me urdherin "Mjeshter i Madh i Punes". Per vlera dhe rezultate te dallueshme ne fushen e shkences u miratua qe zotit Hysen Cobani, me nismen e Ministrit te Bujqesise dhe te Ushqimit t'i jepet shtese pensioni te posacem shteteror mbi pensionin qe perfiton nga skema e sigurimeve shoqerore.

U miratua vendimi "Per miratimin e programit te vecante "Per pajisjen me kompleks stervitor te Qendres Kombetare te stervitjes baze, Bunavi, dhe te Brigades se Reagimit te Shpejte". Objektivi i programit eshte: sigurimi i niveleve te larta trajnimi per forcat tona ne periudhen e realizimit te programit te stervitjes baze te ushtareve, per trupat speciale komando, si dhe per pergatitjen e nenreparteve te kerkim–shpetimit ne FA. Brigada e Reagimit te Shpejte dhe Qendra Kombetare e Stervitjes Baze e Bunavise jane dy njesi prioritare te FA. Qellimi eshte ndertimi i njesive te nderveprueshme me vendet e tjera te NATO-s, te motivuara dhe te stervitura mire. Per arritjen e standarteve te NATO-s nga efektivat e ketyre njesive, kerkohet jo vetem ndertimi i strukturave te reja, por edhe pajisja me komplekse moderne per stervitjen e trupave. Pajisja e ketyre njesive me poligone moderne per pergatitjen e trupave ne shkalle veshtiresie te larte do te permirsoje cilesite operacionale te efektivave te tyre. Kompleksi stervitor i tipit "BIG" do te sherbej per stervitjen e trupave speciale te strukturave te FA. Ky kompleks stervitor ploteson te gjithe parametrat per stervitjen ne veshtiresi te larte te trupave speciale te Brigades se Reagimit te Shpejte dhe te strukturave te tjera. Kompleksi stervitor i tipit "STANDARD" do te sherbej per stervitjen baze te trupave ne Qendren Kombetare Stervitore.

U miratua vendimi "Per miratimin e programit te vecante "Per pajisjen me helikoptere te regjimentit te helikoptereve". Synimi i Ministrise se Mbrojtjes eshte qe gradualisht deri ne vitin 2005 te heqe nga struktura e Forcave Ajrore te gjithe avionet me krah te fiksuar, aktualisht te organizuar ne nje Detashment Ajror, dhe me burimet financiare qe kursehen me kete veprim te Reformes se Mbrojtjes, te zhvilloje dhe modernizoje nje regjiment helikopteresh shumeperdorimesh. Qellimi i zhvillimit dhe modernizimit te ketij regjimenti te ketij regjimenti eshte aftesine operacionale te Forcave te Armatosura per operacione te tilla si: transport dhe levizje e shpejt e trupave ushtarake, mbeshtetje me zjarr te trupave te luftimit, per operacione humanitare ne ndihme te popullsise civile, operacione te kerkim-shpetimit, etj. Pervec kesaj helikopteret qe jane planifikuar te merren, jane ndjeshem me ekonomik dhe fleksibel e te pershtatshem per kushtet e vendit tone.

U miratua vendimi "Per miratimin e buxhetit te vitit 2003, per Agjencine e nxitjes se eksporteve". Ne baze te ligjit burimi kryesor i financimit te kesaj agjencie eshte buxheti i shtetit, buxheti i agjencise nevojitet per te mbuluar kostot operative te aktivitetit te agjencise per vitin 2003, si fondi i pagave, shperblemet e Keshillit Mbikqyres dhe shpenzime te tjera te nevojshme. pervec buxhetit te shtetit, ne financimin e kesaj agjencie ka hapesire ligjore qe lejon edhe kontributin e donatoreve.

U miratua vendimi "per miratimin e strategjise "Per sherbimin e radionderlidhjes detare, ne Republiken e Shqiperise". Radionderlidhja eshte i vetmi sherbim qe siguron komunikimin ne det dhe, si e tille, funksionimi normal dhe pa shqetesim i tij lidhet direkt me ceshtjen madhore te sigurimit dhe shpetimit te jetes ne det. Nisur nga fakti qe ky sherbim ka nje natyre nderkombetare, IMO deh ITU kane percaktuar, ne bashkepunim, rregulla dhe procedura unike per operimin e sistemit te radionderlidhjes. Radio Rregulloret e ITU te cilat perbejne nje detyrim per vendin tone, paraqesin frekuencat e percaktuara ne rang nderkombetar per sherbimin e radionderlidhjes detare, gjuhen e komunikimit, prioritetet e infromacioneve te transmetuara, llojin e stacioneve radio ne varesi te tonazhit, madhesise dhe hapesires se lundrimit te mjetit lundrues. Per te siguruar respektimin e rregullave, administratat e cdo vendi jane te detyruar jo vetem te licensojne stacionet radio detare por edhe te sigurojne perdorimin e ketyre stacioneve nga persona te autorizuar dhe certifikuar si njohes te mire te rregullave nderkombetare.

Keshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin: "Per miratimin e Fondit kunderparti, te Grantit japonez, per projektin "Rritja e prodhimit ushqimor". 2KR". Sipas ketij vendimi, Fondi kunderparti, i Grantit Japonez, per projektin "Rritja e prodhimit ushqimor". 2KR, ne shumen 440 milione leke , do te perdoret per plotesimin e financimit te perfituesve te projektit, per mbeshtetjen me linja teknologjike te industrise agroushqimore siaps VKM nr. 485 dt.21.10.1999, te dhene nga qeveria japoneze, si mbeshtetje buxhetore per perballimin e gjendjes se krijuar per shkak te krizes ne Kosove. Shuma prej 440 milione leke eshte grumbulluar si fond kunderparti nga shitja e mallrave te nprojekteve 2KR dhe Non Projekt grand aid fermerve shqiptare sipas kushteve te percaktuara ne marreveshjet dypaleshe japoni – Shqiperi. Kthimi i fondeve kunderparti nga fermeret perfitues te mallrave po vazhdon te realizohet ne menyre te kenaqeshme sipas parashikimeve. Eshte kjo nje nder arsyet kryesore qe qeveria japoneze po vazhdon te financoje grant per Qeverine e republikes se Shqiperise blerjen e mallrave dhe linjave te agroperpunimit edhe mbas reduktimit te fondeve per kete projekt ne shume vende te botes.

U miratrua vendimi "Per miratimin e programit dhe dokumentacionit te projektit per realizimin e kontrates koncesionare per aeroportin nderkombetar "Nene Tereza" Rinas, Tirane".
Vendimi eshte pergatitur ne zbatim te VKM Nr.479, date 31.08.2000 "Per pergatitjen dhe realizimin e kontrates koncesionare per ndertimin e Terminalit te Ri te pasagjereve ne Aeroportin e Rinasit", te ndryshuar.

Keshilli i Ministrave miratoi ne mbledhjen e sotme edhe 4 marreveshje dypaleshe.
Vendosi "Per miratimin ne parim te marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Keshillit te Ministrave te Bosnje dhe Hercegovines per transportin nderkombetar rrugor te mallrave dhe udhetareve".
Kjo marreveshje eshte e para e ketij lloji ne fushen e transportit qe kerkohet te lidhet me Republiken e Bosnje-Hercegovines dhe vjen dhe si domosdoshmeri e integrimit rajonal te dy vendeve. Marreveshja ka si qellim krijimin e kushteve lehtesuese per transportuesit e te dy vendeve, duke zvogeluar deri ne maksimum pengesat ne pikat e kontrollit doganor si dhe pengesat e hasura me pare gjate levizjes se transportuesve ne territoret respektive te te dy vendeve.
Ne baze te kesaj marreveshjeje transportuesit e te dy vendeve nuk taksohen ne perdorimin e rrugeve nacionale, me perjashtim te rasteve te perdorimit te autostradave dhe urave te cilat jane te parashikuara ne rregullat ne fuqi te vendeve respektive.

U miratua ne parim marreveshja "Per transportin detar ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Keshillit te Ministrave te Republikes se Bullgarise".
Ndermjet dy vendeve ekziston Marreveshja "per transportin detar" e firmosur ne Tirane me 19 Maj 1990. Duke patur parasysh se portet shqiptare te Durresit dhe Vlores dhe portet bullgare te Varnes dhe Burgasit jane porta te Korridorit te 8-te si dhe rritjen e e shkembimeve tregtare mes dy vendeve, bene te domosdoshme rinovimin e marreveshjes e cila u parafirmos me 7 qershor 2002, ne Bullgari.
Kjo marreveshje ka per qellim krijimin e kushteve lehtesuese per transportuesit e te dy vendeve duke zvogeluar ne maksimum pengesat ne portet e te dy vendeve si dhe pengesat qe hasen gjate lundrimit ne ujrat territoriale te dy vendeve.

Keshilli i Ministrave miratoi sot ne parim edhe Marreveshjen "Per ndryshimin e Marreveshjes se Kredise se Zhvillimit ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Shoqates Nderkombetare te Zhvillimit (IDA) per projektin e mirembajtjes se rrugeve".
Me VKM nr.204, date 15.05.2002, Keshilli i Ministriave miratoi ne parim Marreveshjen e Kredise se Zhvillimit ndermjet Republikes se Shqiperise dhe IDA, per shumen prej 30 milione USD, ekuivalent 23.7 milione SDR, per projektin e mirembajtjes se rrugeve. Si rezultat i tejkalimit te parashikimeve te fondeve te angazhuara, Banka Boterore reduktoi shumen e negociuar ne masen 17 milione USD, ekuivalent me 13.5 milione SDR.
Ne vijim, VKM nr. 204, date 15.05.2002, u shfuqizua me VKM nr.243, date 05.06.2002, i cili ne te njejten kohe miratoi ne parim Fazen e Pare te Marreveshjes se Kredise se Zhvillimit me Shoqaten Nderkombetare te Zhvillimit (IDA) per shumen prej 17 milione USD, ekuivalent 13.5 milione SDR per projektin e mirembajtjes se rrugeve. Per fazen e dyte te kredise do te miratohet me nje vendim tjeter te K.M. kredia e miratuar per fazen e pare aktualisht eshte ne zbatim dhe jane lidhur nje numer kontratash mirembajtje rutinedhe periodike dhe per rruget kombetare dhe ato rurale.
Me njeftimin e marre nga Banka Boterore (IDA) per akordimin e pjeses se mbetur te kredise per zbatimin e plote te projektit, u be negocimi i marreveshjes se re te kredise. Kjo marreveshje ka formen e nje amendamenti te marreveshjes se nenshkruar dhe miratuar me pare. Pervec aspekteve teknike , ndryyshimet qe i behen marreveshjes se meparshme konstatojme ne :
· Madhesia e kredise ndryshon nga 13.5 milion SDR ne 23 milion SDR. Ky total ndahen ne 13.5 milion SDR, financim i meparshem ( faza e pare) dhe 9.5 milion SDR, financim shtese.
· Objekti i projektit ndryshon mga 500 km mirembajtje dhe riparime rruge kombetare dhe ura ne 1000 km te tilla dhe nga 500 km mirembajtje dhe riparime rruge rurale ne 1000 km te tilla.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›