Kryeministri Fatos Nano i shoqeruar nga bashkeshortja e tij vizitoi pasditen e se dieles ekspoziten "Makbethi-Ky kumbim mbikohor'' e piktorit te njohur Ilia Xhokaxhi dhe premieren e shfaqjes se
Kryeministri Fatos Nano i shoqeruar nga bashkeshortja e tij vizitoi pasditen e se dieles ekspoziten "Makbethi-Ky kumbim mbikohor'' e piktorit te njohur Ilia Xhokaxhi dhe premieren e shfaqjes se tragjedidse "Stine merzitshme ne Olimp" te shkrimtarit tone te shquar, Ismail Kadare vene ne skene nga regjisori i njohur Gezim Kame.
Kryeministri gjate vizites ne ekspozite, e cila ka ngjallur ineteresin e artedashesve kryeqytetas, u shpreh se ai e njihte qe heret vepren e piktorit. Duke biseduar me piktorin Xhokaxhi Kryeministri vleresoi se kjo ekspozite ndjell mendime dhe koncepte te tensionit e trashendences, ide spirituale dhe shume konceptuale, ashtu sic eshte figura komplekse e Makbthit te Shekspirit.
Duke vizituar tabllo me tabllo ekspoziten Kryeministri Fatos Nano u ndal ne njeren prej pikturave dhe theksoi se ju e keni transplantuar bukur ne gjuhen e artit figurativ shumekuptimesine e vepres se Shekspirit.
Interesimit te Kryeministrit per realizimin e veprave te tij, piktori Xhokaxhi u shpreh se ai i akumulon ato per nje kohe te gjate, por realizimin e tyre e kryen brenda nje nate.
Kryeministri Fatos Nano, pas vizites se ekspozites iu drejtua "Teatrit te Operes dhe Baletit", ku ndoqi premieren e tragjedise "Stine e merziteshme ne Olimp", shkruar nga shkrimtari i madh Ismail Kadare dhe vene ne skene nga regjisori i njohur Gezim Kame. Kjo veper e kerkuar qe te vihet fillimisht ne skene ne gjuhen frenge, duke respektuar deshiren e autorit, foli sonte ne gjuhen shqipe.
"Stine e merzitshme ne Olimp", qe u shfaq sonte per publikun kryeqytetas, vleresohet si me e madhja dhe me e rendesishmja nderrmarrje e teatrit shqiptar bashkekohor. Ne interpretimin e saj kane marre pjese aktoret me te shquar te skenes shqiptare te kohes, si Robert Ndrenika, Timo Flloko, Guljelm Radoja, Ahmet Pasha, Raimonda Bulku, Bujar Asqeriu, Anastas Kristofori, Piro Malaveci etj.
Shfaqja u prit ngrohtesisht nga publiku.