Sektori i Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e Informacionit të Këshillit të Ministrave i konsideron të pasakta dhe të pavërteta të gjitha spekullimet e ditëve të fundit në disa org
Sektori i Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e Informacionit të Këshillit të Ministrave i konsideron të pasakta dhe të pavërteta të gjitha spekullimet e ditëve të fundit në disa organe të medias rreth anëtarëve të Kabinetit Qeveritar, rreth deputetëve apo ish deputetëve, rreth autoriteteve të pushtetit vendor, rreth drejtuesish apo ish -drejtuesish të institucioneve të rëndësishme shtetërore, apo drejtorëve të kabineteve. Në kuadrin e një transparence të konsoliduar tashmë ndaj publikut dhe institucioneve të shtetit, Këshilli i Ministrave ka informuar në mënyrë të rregullt dhe të vazhdueshme për gjithshka që ka të bëjë me veprimtarinë e vet në funksion të zbatimit të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore gjithashtu, duke mos lënë asnjë shteg për pasaktësi, spekullime apo keqinterpretime.