E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot në takimin me drejtues, funksionarë dhe punonjës të administratës doganore e tatimore, që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve. Në këtë takim pune

Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot në takimin me drejtues, funksionarë dhe punonjës të administratës doganore e tatimore, që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve. Në këtë takim pune Kryeministri mbajti një fjalim të cilin e keni të plotë në vijim.

Fjala e Kryeministrit Fatos Nano

I nderuar zoti Ministër,
Te nderuar drejtues dhe funksionarë te shërbimeve financiare të shtetit,

Më lejoni që në fillim t‘iu përgëzoj për nisjen e ndryshimeve pozitive në punën e organeve fiskale dhe doganore ne përshtatje dhe në disiplinën e objektivave dhe ritmit të punës së Qerverisë së re. Nuk është ky momenti dhe vendi për të numëruar arritjet e muajve të fundit në punën e administratës doganore apo tatimore, por jam këtu për të nënvizuar faktin se, lufta kundër ekonomisë informale, evazionit fiskal, krimit ekonomik dhe kontrabandës, përbëjnë prioritete absolute të Qeverisë që unë drejtoj.

Pra, këtu gjej me vend të vlerësoj bashkëpunimin që po institucionalizohet midis organeve tatimore dhe doganore si dhe midis Ministrisë së Financave me dikasteret dhe agjencitë e specializuara të rendit, të drejtësisë, të mbrojtjes, me shërbimet inteligjente të shtetit etj.

Jam këtu për t‘iu kujtuar të gjithëve dhe për të tërhequr vemendjen tuaj veçanërisht se, pavarësisht se nga kjo klimë pozitive e krijuar deri tani, kemi përpara sfida shumë të forta, për të përballuar ne raport me nevojën e strukturimit të një partneriteti aktiv, midis institucioneve që ju përfaqësoni dhe komunitetit të sipërmarrësve, të cilit sipas ligjit, duhet t‘i shërbeni, jo vetëm në punën e përditëshme, por edhe në dobi të formulimit të politikave të nxitjes së aktivizimit të resurseve dhe prodhimit vendas dhe për t'í dhënë rritjes së ekonomike të vendit një karakter të qëndrueshëm, të vërtetë dhe të orientuar nga e ardhmja.

Tashmë, procesi i çeljes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me Bashkimin Europian është në prag, në funksion të strukturimit më të mirë të integrimit dhe të hapjes rajonale të Shqipërisë, të tregjeve dhe të administratës së saj, si dhe për të përballuar me më shumë kompetivitet sfidat globale të tregjeve globale dhe rajonale gjithashtu, të cilat mund të përballohen vetëm me nje ekonomi legale, me një volum dhe tërësi transaksionesh financiare të tregut legal, me një rrjet veprimtari ligjore bankash, i cili funksionon në dobi të objektivave te zhvillimit dhe të suksesit të sipërmarrjes vendase, por dhe të objektivave fiskale të shtetit dhe të investimit publik.

Pra, ne funksion dhe ne dobi të mobilizimit të kapitaleve private në programet kombëtare të zhvillimit dhe integrimit europian. Sfida të tilla kërkojnë menjëherë ristrukturimin e punës dhe të kuadrit ligjor të funksionimit të administratave fiskale dhe doganore për t'í përafruar qysh tani me normativën, me parametrat dhe me standartet e administratës së Bashkimit Europian.

Natyrisht Qeveria, gjithashtu, ka sfidat dhe angazhimet e programuara të saj. Ato nisin me kurimin e disinsentivave të sistemit tonë fiskal, pra, me ndjekjen në të gjithë teknologjinë e shkëmbimit të vlerave të transaksioneve ekonomike dhe financiare që nga investimi deri te konsumatori. Kjo kërkon urgjentisht rritjen e nivelit të kompjuterizimit të administratës fiskale dhe futjen, zoti Ministër, të softeve të komunikimit "on line", midis zyrave fiskale me njëra - tjetrën në të gjithë territorin dhe zyrave të pagimit të detyrime fiskale, të paktën të sipërmarrësve VIP.

Kjo kërkon rritjen e profesionalizimit të administratës suaj, përmes forcimit të kontrollit në zbatimin e detyrave dhe në ndjekjen e ecurisë së reformave strukturore nga stafet që paguhen për këtë qëllim.

Ne jemi te angazhuar si Qeveri të rrisim motivimin dhe stimulimin e nëpunësve tatimorë dhe doganorë krahas me rritjen progresive të projeksionit të të ardhurave tatimore dhe doganore. Pra, kostot dhe qarrin i kemi të përbashkëta dhe të orjentuara nga prioritetet e programit.

Duke synuar krijimin dhe zgjerimin e hapësirave te reja të zhvillimit ekonomik dhe lehtësimin e sipërmarrjes shqiptare për forcimin e kapaciteteve konkuruese të saj, me nje ekonomi me tendenca të forta hapjeje dhe kompetitiviteti global, në vemendjen time si Kryeministër, vazhdojnë të mbeten dhe do të mbeten çdo ditë eleminimi i konkurencës së pandershme, i praktikave administrative subjektive apo klienteliste si dhe i barrjerave administrative, të cilat, për t'u lehtësuar duhet të mos vazhdojnë të kultivojnë më mungesën e besimit të sipërmarrësve ndaj institucioneve fiskale, qofshin këto administrative apo ligjore.

Dhe unë personalisht, (më vjen mirë që Ministri më ndjek hap pas hapi), jam i vendosur qe, kjo situate te marrë fund sa me pare. Pra, per te siguruar nje zhvillim te qendrueshem per te cilin Shqiperia eshte e angazhuar dhe ne aleancat globale siç ishte Samiti i Johanesburgut, per te aktivizuar perdorimin e resurseve monetare, materiale dhe njerezore te vendit eshte imperative te krijohet nje partneritet real me biznesin si dhe te edukohet biznesi te funksionoje ne menyre legale, qe nga marredheniet e administates me te, mbi baza trasparence, deri te perfshirja intensive e sipermarresve dhe organizatave perfaqësuese te tyre ne formulimin dhe zbatimin e politikave prioritare te zhvillimit te vendit. Kjo do te thote se, njeheresh do te aplikohen insentivat fiskale dhe do te realizohet kurimi i diszisentivave te akumuluara ne vite dhe per shkak te punes suaj te hallakatur.

Ne kete optikë, Qeveria me pjesemarrjen tuaj aktive, po synon te permbledhe nje pakete te integruar masash qe synojne formalizimin e ekonomise shqiptare, nxitjen e zhvillimit te saj dhe disiplinimin e flukseve ne standartet dhe normativat europiane.

Objektivat tona, ato te programuara dhe te votuara nga Kuvendi i Shqiperise per Qeverine qe une drejtoj, jane gjithashtu te njohuara per publikun, prandaj une vij te ju per t'i kthyer ne objektiva paresore te administrates fiskale, qe nga vendosja kasave regjistruese, pra, regjistrimi i bizneseve ne kohen perfitimit te sherbimit civil që ofron dhe me pas, te marrjes se perfitimeve per shkak te nje sherbimi transparent nga administrata shteterore te kontrollit të vazhdueshem per derdhjen e kontributeve reale te sigurimeve shoqerore si element i rendesishem per te formalizua edhe tregun e punes, tek institucionalizimi i kryerjes se pagesave permes sistemit bankar per te gjitha llojet e bizneseve te mbajtja e kontabilitetit sipas standarteve te ligjit dhe publikimit te detyrueshem te bilanceve vjetore, masa keto, qe jane sa funksionale aq dhe te domosdoshme dhe qe kane nisur te ndermerren me vendosmeri dhe paralelisht me rishikimin e legjislacionit te administrates tatimore ne nivelin qendror dhe ate vendor.

Keto procese vazhdojne te kene si synim rekrutimin e mundesive per interpretim subjektiv te legjislacionit tatimor dhe doganor si dhe perputhjen reale dhe harmonizimin progresiv me legjislacionin dhe procedurat e BE te veprimtarise suaj qe nga startimi i nje biznesi e deri te falimentimi i tij. Permbushja e detyrimit kushtetues, gjithashtu, per krijimin e policise gjyqsore - financiare per auditimin e prones publike per forcimin dhe standartizimin e kontrollit te brendshem financiar, jane elemente prioritare te reformes dhe manovres sone fiskale.

Nje tjeter aspekt qe con ne permbushjen e objektivit te nxitjes se zhvillimit te sipermarrjes vendase eshte thjeshtezimi ne maksimum dhe menjanimi i procedurave te panevojëshme dhe te bezdisëshme per sipermarrjen, per lehtesimin ne procesin e regjistrimit dhe funksionimit te subjeteve ekonomike.

Nuk besoj se ka ndonje nga ju, as ne administraten shteterore te Ministrise se Finacave apo te Ministrise se Ekonomise etj, se e di sa firma i duhen nje operatori ekonomik per te nisur nga puna, sipas ligjit. Por une besoj se, te gjithe e dime, se ka nevoje qe keto firma te shkurtohen tre apo shtate here, sipas fushave, ne menyre qe sipermarrja te nxitet menjehere, te njohe ligjin, te zbatoje ligjin dhe te nxjerre perfitimet qe sjell ligji.

Per kete, ne bashkepunim me komunitetin e sipermarresve, me perfaqsuesit e tij institucionale dhe jo me lloj-lloj klientesh qe jane vertitur deri sot neper zyrat edhe tuaja.

Te gjitha institucionet te perfshira ne proceset e licensimit dhe te prodhimit te metejshem te ketyre subjekteve publike dhe private ku, natyrisht jeni te perfshire dhe ju, do te duhet ne pak kohe te formulohen dhe te propozojne ndryshimet e nevojshme te detajuara per permirësimin dhe implementimin e ketij legjislacioni te orientuar nga sistemi i sherbimit per biznesin dhe per publikun me nje dritare te vetme.

Ne te njejten optike ulja e studiuar dhe e argumentuar e barres fiskale qe do te conte ne zgjerimin e bazes se tatimpaguesve dhe te flukseve fiskale eshte nje element tjeter shume i rendesishem i paketes se integruar 35 - mujore per te nxitur biznesin dhe inkurajuar impulse te reja per angazhimin e kapitaleve te lira ne investime fitimprurese sipas prioriteve te zhvillimit dhe te integrimit te vendit ne tregjet rajonale dhe me gjere.

Nje prioritet tjeter i yni per 2003-ishin eshte shkeputja perfundimtare e TVSH-se nga administrata doganore, natyrisht rimburisimi i saj nuk do te behet me ne nivele te decentralizuara, praktikë kjo qe ka deformuar teresish sistemin dhe ka stilmuluar klientelizmin e evazionisteve fiskale, te huaj apo vendas.

Politikat tona ne mbeshtetje te kesaj reforme perfshijne masa dhe aksione prioritare qe synojne ne fund te fundit zhvillimin e sipermarrjes vendas, zgjerimin e bazes se kontributeve fiskale, permiresimin e rezultateve te administrates tatimore.

Per te plotesuar kuadrin e analizes dhe te vendimarrjes nje ekonomi me shkalle te larte informaliteti, si kjo e jona, qe mban te ngurtesuara dhe eksporton madje kapitale jo kriminale ende, kerkon nje pakete te integruar masash me tre boshte; e para permirsimin kontroll dhe zbatim rigoroz te kerkesave te legjislacionit fiskal, e dyta: adoptim stimujsh pervec shkeputjesh nga ekonomia informale dhe e treta; krijim oportuniteshesh te prekshme qe kapitalet e regjistruara dhe te cliruara nga informaliteti te integrohen, te stimulohen dhe te mbeshteten per tu investuar ne programet prioritare te zhvillimit te vendit ne perputhje me angazhimet e Qeverise. Per te mos toleruar me jo vetem perseritjen e fenomeneve negative qe mban peng ekonomine dhe shoqerine shqiptare ne teresi, por per te mbeshtetur me flukse legjitime, financiare dhe te sipermarrseve vendas dhe te huaj ndryshimin e modelit te zhvillimit te vendit dhe ndalimin e masakrave ne ndertimet e paligjshme deri te pastrimi i parave nga aktivitet kriminale permes vitrinash atraktive dhe buzeqeshese si motele restorante dhe bar- kafe ne zona bregdetare. Nje hap i tille i konsultuar ne mendimin profesional ekonomik, financiar dhe ligjor, permes nje dialogu konstruktiv qe institucionalizohet nga Qeveria dhe nga ju me komunitetin e sipermarrseve vendas dhe vecanerisht me prioritet dhe paralelisht me partneret tane kryesore nderkombetare te mbeshtetjes se zhvillimit me intitucionete financirare nderkombetare, Bashkimin Europian Banken Boterore dhe FMN nen rastin konkret me agjencite dhe misionet e tyre profesionale dhe te specializuara rezidente ne Shqiperi do te na ndihmojne te percaktojme qarte perfitimet dhe perfituesit e ketij procesi duke synuar formalizimin ne maksimum e ekomomise se vendit si dhe per te permbledhur ne vetvete te gjitha hapat dhe masat e nevojshme ligjore dhe financiare ne paketa te integruara dhe do te balanconin luften kunder korrupsionit, pra lehtesira dhe penalitetet ne kete funksion, me vazhdimin e reformes institucionale te tregut qe e con ate ne standartet e levizjes se lire te kapitaleve financiare, vendase dhe te huaja, private dhe publike investime direkte per te cilat ka aq nevoje zhvillimi i infrastruktures dhe aktivizimi i resurseve ekonomike te vendit .

Une besoj se me kete angazhim, me kete orjentim politikash fiskale te qeverise, me kete pakete masash per permirsimin e legjislacionit dhe zbatimin e tij, bashkohem me te njetetin vleresim profesional dhe atdhetar tuajin per te rritur prezencen e biznesit vendas, e cila ne tregun e vertete shqiptar dhe ne prioritetet e zhvillimit qe na integrojne dhe na ruajne aftesine konkuruese ne rajon dhe me gjere ka qene deri me sot pothuajse e paperfillshme.

Ne fund dua tju ritheksoj se Ministri i Financave Kastriot Islami dhe ekipi i tij perfaqsues si dhe dy drejtuesit e rinj te tatimeve dhe te doganve me te cilet une personalisht kam nenshkruar nje kontrate per permbushjen e objektivave te programit qeveritar kane mbeshtetjen e Qeverise dhe te Kryeministrit dhe kjo synon perfundimisht shkeputjen e ketyre dy administratave nga e kaluara e tyre e perfolur si okulte dhe klienteliste si dhe vendosjen e tyre totalisht ne sherbim te ligjit, te shtetit te qytetareve dhe te sipermarresve pa diskriminim dhe pa privilegje ne funksion te objektivave tona te perbeshketa per zhvillimin dhe integrimin europian te vendit. Qysh ne daten 21 tetor te gjithe do te jeni nen vezhgimin e rrepte te administrates se perbashket Qeveri- BE per te permbushur kondicionalitetet e negociatave te Stabilizim –Asocimit. Perballe ketij procesi askush nuk ndihet as i diskriminuar dhe askush nuk mund te priviligjohet me pervecse sipermarresit me te guximshem qe ne zbatim te ligjit krijojne ritme dhe substace reale zhvillimi dhe integrimi. Ne kete kuptim dua tju siguroj se ne fiskun shqiptar nuk do te kete me asnje vend per abuzues dhe deformues te ligjit.

Te gjithe ate qe kane guxuar te perfitojne nga posti qe kane mbajtur me pare apo deri tani ne kete administrate do te vendosen me drejtesi ligjore perballe organeve te drejtesise, aq sa do te kujdesemi per te gjithe ju per tju rikthyer ne menyre te merituar dinjtetin e punes dhe te vleresimit qe meritoni.

Une pra nuk kam vecse te ndaj me ju te njejtat angazhime dhe sodisfaksion per kete ritem dhe perspektive zhvillimi qe po merr vendi per shkak te maturimit te te gjitha reformave dhe proceseve te kryera deri me sot.

Pune te mbare dhe kurajo.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›