Corriere Della Sera ``Emigrantët e punësuar do të qëndrojnë ``. Ky është titulli i shkrimit me të cilin kjo gazetë e ka sjellë në faqet e veta sot takimin e kryeministit Nano me homologu
Corriere Della Sera
``Emigrantët e punësuar do të qëndrojnë ``.
Ky është titulli i shkrimit me të cilin kjo gazetë e ka sjellë në faqet e veta sot takimin e kryeministit Nano me homologun e tij italian Silvio Berluskoni. Gazeta ka shkruar në artikullin e saj për këtë takim dhe ka theksuar në mënyrë të vecantë : ``Besoj se tani duhen gjetur formulat dhe fjalët, sepse marrëveshja për emigracionin ekziston tashmë``.
Gazeta tjetër italiane ``Il Messaggero`` duke shkruar për takimin Nano–Berluskoni ka theksuar në titullin e saj:``Luftë skafistëve`` dhe më tej ajo shkruan:
``Qeveria shqiptare e kryeministrit Fatos Nano ka konfirmuar vullnetin e plotë për të shkatërruar plotësisht trafikun e klandestinëve nga Shqipëria në Itali. Këtë e ka konfirmuar kryeministri Silvio Berluskoni gjatë një takimi në Palazzo Chigi me kryeministrin shqiptar. Fatos Nano nga ana e tij ka konfirmuar vullnetin e qeverisë së tij për të vazhduar ndeshjen me tregun e klandestinëve, e cila,- sipas pikëpamjes së tij,- është minimizuar. Mund të garantoj me përgjegjësi,-ka shpjeguar Nano,-në Adriatik nuk lëviz më asnjë skaf dhe nuk ka më organizime kriminale të këtij tipi.``
Gazeta tjetër italiane ``Liberta`` shkruan gjërësisht për takimin e kryeministrit shqiptar Fatos Nano në Itali dhe përqendohet edhe kjo në mënyrë të vecatë tek takimi Nano-Berluskoni. Ndër të tjera, duke shkruar për këtë takim, gazeta ka vecuar:
``Fatos Nano dhe Berluskoni kanë patur një takim ku kanë folur për emigracionin klandestin, skafistët, por edhe për marrëveshjen me Bashkimin Europian, për centralet hidroenergjetike dhe për një ujësjellë që do të kalojë nën det për tì sjellë ujë Pulias. Me Fatos Nanon ai ka folur për efektet pozitive që ligji Bosi-Fini mund të ketë në marrëdhënijet me Shqipërinë.``
Me titull të madh e ka përcjellë në faqet e veta vizitën e kryeministrit shqiptar në Itali gazeta ``Giornale di Brescia`` dhe ndër të tjera ajo ka vecuar nga takimi dhe deklaratat e dy kryeministrave në faqet e saj:
``Berluskoni `` Avokati i Shqipërisë për të ndihmuar rrugën e afrimit me Europën``. Dhe më poshtë ajo vijon:
``Qeveria italiane beson në vullnetin politik të Shqipërisë për të shkatërruar tërësisht trafikun e klandestinëve në të dyja anët e Adriatikut. Dhe konfirmon mbështetjet për politikën për partneritet dhe për të ndihmuar gjithashtu përpjekje e qeverisë socisliste të kryeministrit Fatos Nano``.
Gazeta vëren më tej se :``Të njëjtën gjë ka thënë dhe presidenti i Këshillit të Ministrave Berluskoni për linjen e bashkëpunimit italo- shqiptar për vitet e ardhshme pas një takimi të gjatë me kryeministrin shqiptar në Palzzo Chigi ``
Takimin mes Nanos dhe Berluskonit gazeta e ka quajtur ``Një bisedë midis ``miqsh``. Nano fliste shumë mirë italisht, i pasuar nga një mori punësh të cilat Berlukoni dhe miku shqiptar për të cilat kanë konstatuar me kënaqësi reciproke se situata në frontin e luftës kundër trafikut të klandestinëve është përmirësuar këto muajt e fundit.
``Nuk ka asnjë skaf në det, falë punës së forcave policisë shqiptare, -ka thënë Nano dhe siguroi se siguria do të qëndrojë e lartë dhe se qeveria e tij do të bëj të pamundurën për të mbështetur iniciativën e legalizimt të emigrantëve.
Berluskoni në një conferencë për shtyp pas takimit ka konfirmuar optimizmin e kryeministrit shqiptar me të cilin ai i ka bërë të ditur përpjekjet dhe rezultatet e arritur nga Tirana kundër ``biznesit të klandestinëve``.
Më poshtë gazeta thekson: `` Berluskoni i ka konfirmuar Nanos gadishmerinë e Italisë për të bërë punë që duhet për koordinimin dhe zbatuar ligjin për emigracionin Bosi–Fini``
Një cështje tjetër e trajtuar në takimin e sotëm në Romë ka qenë dëshira e Shqipërisë për t`iu afruar me sa më shpejt që të jetë e mundur BE-së, një dëshirë që Nano ia ka shprehur edhe Berluskonit, për të bërë të mundur që Italia të luajë rolin e një avokati të Shqipërisë në ambicien e saj europian,- përfundon shkrimin e saj kjo gazetë.