E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në vazhdim të vizitës në Peshkopi, Kryeministri Fatos Nano u takua me familjarë të 29 humburve nga fshati Maqellarë, më 10 mars 1996 në detin Adriatik. Në këtë takim Kryeministri shoqëroh

Në vazhdim të vizitës në Peshkopi, Kryeministri Fatos Nano u takua me familjarë të 29 humburve nga fshati Maqellarë, më 10 mars 1996 në detin Adriatik. Në këtë takim Kryeministri shoqërohej nga ministri i Rendit Publik Igli Toska.

Kryeministri Nano siguroi familjarët për angazhimin e plotë të qeverisë për të zbardhur e kësaj ngjarjeje. "Nga marrja e letrës suaj, zyra ime, nën kujdesin tim personal, po punon në bashkëpunim me prokurorinë dhe ministrinë e Rendit Publik për të qartësuar përfundimisht këtë çështje të mbetur pezull për më shumë se 8 vjet", tha z.Nano. Ai siguroi se do të përdorë të gjithë autroritetin e tij për të komunikuar me të gjitha shtetet fqinj për këtë problem. Z.Nano siguroi familjarët se strukturat përkatëse të shtetit po punojnë për gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Nga ana e tij, ministri i Rendit Publik Igli Toska informoi se policia shqiptare ka vendosur kontakte me policinë greke dhe atë italiane në funksion të zbardhjes së kësaj çështjeje.

Familjarët e 29 të humburve falenderuan Kryeministrin Nano për angazhimin e tij personal, si i pari Kryeministër që i takon dhe shprehen besimin për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje. Z.Nano i garantoi ata se do të vijë përsëri këtu për t'i takuar dhe njohur personalisht me rezultatet që do të arrihen nga zbardhja e kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›