E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano u takua sot paradite me ambasadorin amerikan ne Tirane z. James Jeffrey. I cili prezantoi perfaqesuesit e larte amerikane te Konferences " Per nje Pushtet te Pergjegjshemâ

Kryeministri Fatos Nano u takua sot paradite me ambasadorin amerikan ne Tirane z. James Jeffrey. I cili prezantoi perfaqesuesit e larte amerikane te Konferences " Per nje Pushtet te Pergjegjshem" Institucionet Mbikqyrese dhe Pergjegjesia Qytetare" mes te cileve znj. Helen Hsing Drejtore per Projektet e Veçanta, Zyra e Pergjithshme e Kontabilitetit, Znj. Jane Ley Zv.Drejtore, Zyra e Etikes Qeveritare te SHBA etj.

Ne fillim te ketij takimi kryeministri Nano ka theksuar se Qeveria Shqiptare ka ndermarre hapa konkrete per konsolidimin permes forcimit dhe ndertimit te institucioneve te reja e te rendesishme si dhe te supervizimit dhe monitorimit te qeverise, per rritjen e transparences se veprimeve te ekzekutivit qeverises si dhe te rritjes dhe krijimit te nje klime pjesemarrese te qytetareve ne proceset qeverisese.Ne kete drejtim ai ka vleresuar asistencen e ketij misioni ne fusha te rendesishme te reformave si ajo politike, institucionale, ekonomike, mbi zgjedhjet etj.

Ne vecanti Kryeministri Nano u shpreh se qeveria qe drejton ka nje program shume intensiv ne luften kunder korrupsionit. "Ne nuk po hezitojme ne denimin e çeshtjeve te identifikuara te korrupsionit me instrumentat tane administrative, ose permes kerkeses per nderhyrje te Prokurorise. Ne e dime se korrupsioni nuk mund te luftohet vetem me masa denimi, por me reforma qe krijojne nje ambjent ndalues per mundesite e korrupsionit, siç jane reformat ne administraten publike, hartimi i kodit te etikes, reforma ne sistemin gjyqesor dhe implementimi i lirise se informacionit. Une vazhdoj te insistoj ne pjesemarrjen e shoqerise civile ne kete drejtim" tha Kryeministri.

Kryeministri shqiptar falenderoi kete Mision per mbeshtetjen direkte dhe permes koalicionit shqiptar antikorrupsion, per formulimin e ligjit te Deklarimit te Aseteve per politikanet dhe zyrtaret publike."Une mbetem i angazhuar se ky ligj do te implementohet dhe do te zbatohet me korrektese", tha Kryeministri Nano, duke shtuar se- "forcimi i transparences qeverisese eshte nje nga pikat kryesore te punes se Qeverise qe une drejtoj.

Gjithashtu duke u ndalur ne reformen elektorale Kryeministri rikonfirmoi se Qeveria Shqiptare eshte maksimalisht e angazhuar ne implementimin me rigorozitet te kodit elektoral, duke konsideruar se zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane fondamentale per nje pushtet te pergjegjshem dhe demokratik. "Ne jemi te hapur qe te permiresojme klimen politike. Ne garantojme mbeshtetjen per Ju ne asistencen qe na ofroni ne procesin e reformave qe kemi nisur", tha z. Nano.

Ne kete takim perfaqesuesit Amerikan te Konferences "Per nje Pushtet te Pergjegjshem" Institucionet Mbikqyrese dhe Pergjegjesia Qytetare kane prezantuar perpara Kryeministrit Shqiptar fushat ne te cilat ata asistojne dhe vleresimin per bashkepunimin e deritanishem dhe ne te ardhmen ne proceset e reformave institucionale te nisura tashme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›