E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano, ne kuadrin e vizites se tij ne qarkun e Fierit ka zhvilluar sot ne mesdite nje takim me Keshillin e Agrobiznesit Shqiptar me rastin e inaugurimit te Fabrikes se Vajit Ushqimor

Kryeministri Fatos Nano, ne kuadrin e vizites se tij ne qarkun e Fierit ka zhvilluar sot ne mesdite nje takim me Keshillin e Agrobiznesit Shqiptar me rastin e inaugurimit te Fabrikes se Vajit Ushqimor.
Fjalen e hapjes ne takim e mbajti Drejtori i Projektit 2KR, njekohesisht edhe kryetar i Keshillit te Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj. Ai pasi falenderoi Kryeministrin qe ishte i pranishem ne kete takim foli per punen qe behet per zhvillimin e agrobiznesit ne Shqiperi dhe per sfidat me te cilat ai po perballet.

Pastaj e mori fjalen Kryeministri Fatos Nano. Ne fjalet e tij Kryeministri tha:
"Sot eshte nje dite e vecante per mua si Kryeminister: Takohem me perfaqesuesit e Keshillit te Agrobiznesit Shqiptar dhe vij ketu pasi mora pjese ne inaugurimin e nje investimi te ri shume te rendesishem ne sektorin e bujqesise dhe ushqimit: fabrikes se rafinimit te vajit ushqimor, e cila ploteson rreth 30 % te nevojave te vendit me kete produkt. Eshte lajm i gezuar per Qeverine, por ne radhe te pare per konsumatorin kur ne treg del nje prodhim i ri ushqimor i markes shqiptare, me cilesi dhe ambalazh bashkekohor, per te cilin jam i bindur se do te konkurroje jo vetem ne cmim, por ne radhe te pare ne cilesi, me mallrat e standarteve europiane te importit.

« Inaugurimi i nje fabrike si kjo, tha me tej Kryeministri Nano, rrezaton gjere ne ekonomine tone. Keshtu fillimi i punes se kesaj fabrike perben nje lajm te gezuar edhe per prodhuesit e lulediellit jo vetem te zones se Fierit. Eshte shtuar ne treg nje bleres potencial dhe i garantuar, por dhe nje bashkepuntor qe do te kete interesa pjesemarrjeje ne keto investime. Vetem per te furnizuar kete fabrike llogaritet te angazhohen rreth 10 mije ha toke. Nga nje llogaritje e perafert del se per rreth 11 mije familje fermere do te kete nje perfitim prej mbi 5 milione USD".

Me poshte Kryeministri u shpreh se, qe diten e pare te prezantimit te programit te Qeverise, kam theksuar se pershpejtimi i reformave per te nxitur prodhimin bujqesor dhe permiresuar infrastrukturen rurale perbejne nje nga prioritetet e Qeverise. Eksperienca pozitive qe kemi fituar tashme ne zbatimin e projektit japonez perben nje baze te rendesishme mbi te cilen do te mbeshteten edhe programet tona zhvilluese te se ardhmes permes politikave te qarta favorizuese ne bujqesi.

"Fieri, tha Kryeministri, qe me 3600 sipermarrjet e vogla e te medha, vendase e te huaja, ze vendin e 3 –te ne totalin e kontributit fiskal ne rang Republike, pas Tiranes dhe Durresit, po deshmon se eshte i vendosur t'i largohet te ardhurave te dyshimta apo te papastra qe vijne nga krimi i organizuar, trafiqet ilegale, narkotiket etj., qe gjenerojne kriminalitet, iluzione dhe pasiguri per qytetaret. Ato jane e shkuara, ndersa veprimtari si fabrika qe inauguruam sot, se ardhmes".

Kryeministri Nano, ne fjalen e tij u ndal edhe ne problemin e investimeve.
Permiresimi i raportit te investimeve nga ato thjesht tregtare ne prodhuese dhe zhvilluese duhet thelluar dhe shtrire me gjere. Inisiativa juaj per te zhvilluar edicionin e pare te Panairit Agrobiznes 2003 ne Qershor te ketij viti nga vete shoqatat e agrobiznesit eshte nje tregues i drejtperdrejte i nje realiteti te ri qe ju vete e keni krijuar, por qe nuk do te ishte bere i mundur pa nje politike te qarte zhvilluese edhe te vete qeverise».
« Une personalisht, u shpreh Kryeministri, jam promovues i politikave stimuluese te zhvillimit te bujqesise dhe agroindustrise. Me kete synim brenda ketij muaji do te ngrihet grupi qeveritar i punes per shqyrtimin e diferencimit te akcizes se karburanteve dhe TVSH per bujqesine. Ai do te bashkerendoje punen dhe do te thithe kontributet e Keshillit te Agrobiznesit Shqiptar. Rezultatet e kesaj pune do te shqyrtohen ne Komitetin e politikave ekonomike dhe ne Qeveri brenda shtatorit te ketij viti».
Ne takim e moren fjalen edhe mjaft agrobiznesmene.
Presidenti i Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Shqiperise, Luan Bregasi, u shpreh ne diskutimin se ato çka ka bere agrobiznesi shqiptar ishin motivues edhe per tregtine dhe industrine.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›