E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri: Pse si drejtohemi Venecias

Tiranë, 1 mars, NOA Update Qeveria shqiptare nuk mund ti drejtohet dot komisionit të Venecias, për të zgjidhur çështjet ndaj të cilave gjykatat e saj kanë dalë me një vendim të caktuar.

Kjo deklaratë u bë nga kreu i qeverisë, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, gjatë së cilës ka shpjeguar qëndrimin e qeverisë ndaj institucionit të Venecias.

Qeveria nuk është ankuar në Venecia për asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese, sepse ky është thelbi i respektimit të pavarësisë së gjyqësorit dhe moscënimit të saj, tha në fjalën e tij kryeministri.

Më tej, ai ka shtuar se Kuvendi është gati që ti shqyrtojë seriozisht nismat e paraqitura nga selia rozë për hetimet parlamentare, porse nuk mund të pranojë drejtimin për interpretimin e situatës nga komisioni i Venecias.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›