E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryeministri Rama: Basha nuk është çun i keq

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në ‘Instagram’ të kreut të PD-së Lulzim Bashës i cili u shpreh mbrëmjen e djeshme se ai do të jetë kandidati i vetëm i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit. ‘Në detyrën time si kryetar i partisë më të madhe të opozitës dhe nesër si kryeministër të marr përsipër barrën e qeverisjes së vendit. Padiskutim që unë jam kandidati i vetëm i partisë Demokratike për zgjedhjet.’-thotë Basha.

‘Lulzim Basha ta dinë të gjithë shqiptarët është një gabim njerëzor.‘- thotë Patozi. ‘Kerriçit kur eshte kerriç thone mos i ngarko barre te rende sepse i shtremberon kurrizin! Lulzim Basha është i gjithi i pavlefshëm nuk është i njëanshëm , ka humbur një palë zgjedhje, ka humbur një palë zgjedhje, ka humbur një palë zgjedhje, janë tre palë zgjedhje që ka humbur.’- shprehet Arben Imami.

Rama i del në m”mbrojtje” dhe  shkruan: ‘Jo kaq ashpër ju lutem! I ka dreqi këto që thoni, po s’është çun i keq’.

 

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›