E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përmbytjet, Basha: Rama spekulant! Nuk ka bërë asgjë! Rama: Opozita është nën ujë!

Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë Lulzim Basha dhe kryeministri dhe kreu i PS Edi Rama, janë përplasur sot në distancë lidhur me situatën e krijuar pas përmbytjeve nga rreshjet në disa zona të vendit.
Përkundër deklaratave të kryeministrit Rama se situata nga përmbytjet e ditëve të fundit ka qenë mjaft kritike, por sipas tij nuk ka krahasim me përmbytjet e viteve të shkuara, kreu i opozitës Basha ka deklaruar se kryeministrit po bën propagandë me fatkeqësinë. Sipas tij për 8 vite nuk është bërë asnjë punë për të zgjidhur hallet e njerëzve. “E di gjithë Shkodra që ka ditë që nuk po bie shi dhe përmbytja ka ardhur nga kaskada. Njerëzit janë nën ujë dhe ky u thotë nuk shihni investimet që kam bërë unë! Njerëzit po vuajnë dhe ky vazhdon t’ju vendosë fatin të tjerëve. 8 vite propagandë dhe asnjë punë për të zgjidhur hallet e njerëzve. Kush ka qenq 8 vite kryeministër? Kush i ka pasur 8 vite të gjitha pushtetet? Kush ka pasur miliarda euro në duar për të zgjidhur këto problemve në 8 vite?” është shprehur zoti Basha.
Por menjëherë ka reaguar zoti Rama. “Në fakt nën ujë janë Saliu, Iliiri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë komerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare! Po halli është që s’i pret kush matanë”, shkruan kryeministri Rama në një reagim në rrjetet sociale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›