Kryeministri Rama: Rindërtimi dhe pandemia s’mund të lihen në duart e të paaftëve

Nga takimi me qytetarët në Durrës, kryesocialisti Edi Rama, tha se rindërtimi dhe rruga për të dalë nga tuneli i pandemisë nuk mund të mbeten në duart e të paaftëve. Zoti Rama nuk la pa përmendur edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me hapjen e fushatës ditën e djeshme, një orë me vonesë dhe grumbullimin e simpatizantëve në shesh.
“S’mund të mbeten këto në duart më të paafta që mund të imagjinohen. Çfarë mund të presin shqiptarët? Dikush që lë një orë në mes të të ftohtit njerëzit që fton vetë për të bërë takimin hapës të fushatës së vetë elektorale. Vonohet 1 orë në takimin më të rëndësishëm të një fushate elektorale. Vonohet një orë në takimin më të rëndësishëm të fushatës ku ka hyrë me pretendimin për t’u bërë kryeministër. Pa vazhduar më pas me atë që pa Shqipëria dje. Njerëz që janë të gatshëm të marrin makinat dhe të vijnë në një shesh, duke vënë në rrezik jetën. Kurrë mos ndodhtë për askënd prej tyre, por rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjarëve të tyre. Ky është një shembull tipik se mund të marrësh shembuj që të rrimë deri nesër këtu. Përtej këtij kandidati është një errësirë e plotë, me ata që e kontrollojnë dhe ata që e ndjekin pas. Shikoni në Durrës. Cilët janë ata që thonë na jepni votën për Durrësin? Ne sjemi më të mirët, kemi bërë gabime dhe pakënaqësia dhe mërzia e tyre lidhet edhe me, por besoj që nuk them ndonjë që tingëllon si mungesë modestie kur them se pa ne as rindërtimi s’do kishte ndodhur, kështu siç po ndodh, as lufta me pandeminë, as vaksinimi i shqiptarëve s’do ishte çështje orësh që të fillonte. Kemi mundësi ta bëjmë sezonin turistik më të lehtë se ç’ishte. Sa herë që ata e kanë marrë diçka në dorë e kanë lënë shumë më keq se ç’ishte. Niveli i dëmeve të shkaktuara ka qenë shumë më i lartë, se i asaj që kanë bërë. Ky është fakt”, tha Rama.