E Premte, 6 Nëntor 2026

Rama: PS-së i duhet mandati i 3-të, që t’mos i japë shans Metës, Berishës dhe Monikës, që ta tërheqin Shqipërinë zvarrë

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se PS-ja duhet të fitojë për të mos lënë Shqipërinë në duart e Ilir Metës, Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit, pasi, sipas tij, “Luli është një kukull e fjetur në duart e tyre”.

“E kundërta, do të thotë rikthim pas, dhe varja e fatit të të gjithë profesionistëve të këtij vendi dhe të gjithë asaj pjesë që është boshti i shtetit në mëshirën e rrotave të makinave që u mblodhën atje në një dasmë pa nuse. Si mud tu jepet atyre një shans tjetër, mandati i tretë i PS-së është heqja e çdo mundësie që Ilir Meta, Sali Berisha Monika Kryemadhi, të kenë një shans tjetër për të marrë zvarrë Shqipërinë për hesap të llogarive të tyre dhe pushtetit të tyre dhe të gjithë privilegjeve të tyre dhe kur vjen puna dhe Luli nuk ka si e merr një shans, pasi Luli nuk është Luli, por është Saliu, Iliri dhe Monika, është një kukull një kukull që po nuk e tunde flen, kur tundet hap sytë dhe nxjerrin këngën në formë ninulle, është një kukull që ne e shohim, kur ikën nga ekrani, është një kukull që fle në prehehin e tre xhakajdurëve”, ka thënë Rama.

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se mandati i 3 i PS është që të bëhen të pakthyeshme të gjitha reformat që janë rrugës. Zoti Rama tha se mandati i 3 bën të pakthyeshme reformën në drejtësi dhe bën të mundur ardhjen në jetën tonë të një drejtësie të re.

“Mandati i 3 i PS nuk është një qëllim në vetvete, një inertësi në nevojën apo në dëshirën për pushtet. Mandati i 3 i PS nuk është për PS dhe për ata që PS e përfaqësojnë si deputetë, si ministra, si kryetarë bashkish, si anëtarë të këshillave bashkiak. Mandati i 3 nuk është për karrigen e askujt përfshirë edhe timen, por është që Shqipëria të mos kthehet dot më kurrë mbrapa, sepse ne i  bëjmë të pakthyeshme të gjitha reformat që janë rrugës. Mandati i 3 bën të pakthyeshme reformën në drejtësi dhe bën të mundur ardhjen në jetën tonë të një drejtësie të re. Mandati i 3 i PS do  të thotë që politika të mos mund tu bëjë më dot asgjë as mjekëve, as infermierëve, as atyre që janë në një vend pune, falë meritës së tyre. E kundërta do të thotë rikthim pas dhe varje e fatit të të gjithë profesionistëve të këtij vendi”, tha Rama.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›