E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryeministri Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në QSUNT

TIRANË, 3 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Zyra e shtypit të Kryeministrisë, në përgjigje të kërkesës për informacion të medieve për ndërhyrjen kirurgjikale të Kryeministrit Edi Rama, bëri me dije se, “Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Ekipi mjekësor nën drejtimin e prof. dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale”, thekson zyra për shtyp e Kryeministrisë.

“Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet ta kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT”, sqaron Kryeministria.

Më shumë se një vit më parë kryeministri Rama iu nënshtrua një operacioni për heqjen e apendicitit, po në QSUT.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›