Kryeministri Rama ne krye te PS serdhi vete por e solli Nano dhe Berisha
Ardian Kollozi, i cili 20 vjet më parë do merrte pjesë në themelimin e Partisë Demokratike, sot e la mandatin e deputetit për t’u kthyer në Vlorë dhe për të punuar së bshku me vlonjatet për zhvillimin e saj.
Kështu u shpreh kryeministri Berisha gjatë prezantimit të sotëm të kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” në Vlorë, Ardian Kollozi.
“Ne vijmë këtu pasi Vlorën e kemi bërë pjesëtare të NATO-s, pasi e kemi bërë Vlorën qytetin e qytetarëve që lëvizin të lirë pa viza në Evropë”, tha mes të tjerash Berisha.
Duke shtuar se mazhoranca e ka bërë të njohur Vlorën në mbarë botën, pasi ajo këta 4 vjet ka pritur më shumë turistë se më parë.
“Ne vijmë në Vlorë pasi ia kemi dalë që në 4 vjet të dyfishojmë të ardhurat dhe që ekonomia shqiptare të qëndrojë fuqishëm ndaj krizës më të madhe që Evropa dhe bota ka njohur në vitet e fundit të saj.
Kemi dyfishuar rrogat dhe pensionet. Ne duam të përgatisim Vlorën e 100-vjetorit të Pavarësisë”, shtoi kreu i Partisë Demokratike.
Pa harruar të theksojë se çdo projekt të vlonjateve, qeveria do ta mbështesë me përparësinë më të madhe.
“Kjo është rruga jonë dhe alternativa jonë. Endrrat, projektet, hallet, fëmijët dhe familjet tuaja, Vlora dhe mbarë Shqipëria, është rruga jonë.
Përballë saj, është rruga tjetër, e cila thotë se është e vetmja.
Le t’i themi Edi Ramës nga Vlora se rruga e vetme e tij është rruga e karriges, është rruga pa kthim, është rruga e Asgjëkundit.
Rruga jote është ajo e konfliktit, e jona e mirëkuptimit; rruga jote është ajo e bllokimit, e jona ajo e zhvillimit.
Në skenën politike shqiptare, je politikani i vetëm që s’ke fituar as edhe një betejë, në 2012-ën do dështojë përsëri.
Në krye të Partisë Socialiste nuk erdhi vetë, por e solli Fatos Nano, e solli Sali Berisha.
Ti me politikë, unë me qytetarin; ti për karrige, unë për interesat e qytetarit”, iu drejtua publikisht nga Vlora, kreu i qeverisë rivalit të tij politik, Edi Rama.