E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani qytet modern kandidati Durim Hushi takime me normalistet

“Elbasani do të kthehet në një qytet universitar dhe vetëm një qytet i hapur i shërben banorëve të këtij qyteti”, deklaroi kandidati për kryetar bashkie i zgjedhur nga "Aleanca për Qytetarin”, gjatë një takimi zhvilluar me normalistë të qytetit të Elbasanit.

I shoqëruar nga nënkryetari i Parlamentit, Ardian Turku, kandidati për kryetar bashkie, Durim Hushi, u ka bërë të ditur normalistëve arsyet e kandidimit të tij si një rrjedhim logjik i aktivitetit të tij për këtë qytet.

Hushi prezantoi vizionin për qytetin, duke e cilësuar atë si një qytet modern universitar me një infrastrukturë të zhvilluar.

Duke shprehur mirënjohjen dhe mbështetjen e plotë ndaj kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”, gjatë këtij takimi normalistët diskutuan disa nga problemet që i shqetësonin më shumë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›