Kryeministri Rama prezanton nismën e re për fundvitin

Kryeministri Edi Rama prezantoi nismën festive të fundvitit ku do të jepen tre çmime.
Rama fton të gjithë që të bëhen pjesë e këtij konkursi me një Fotografi, një Videokërkesë në shërbim të komunitetit.
Kryeministri thekson se çmimet do të jepen për fotografinë e vitit, videokërkesë, dhe urimi më i veçantë për 2022.
Aplikimet duhet të bëhen te portali, shqiperiaqeduam.al, në rubrikën konkursi 2022.
“MIRËMËNGJES, dhe me këtë nismë festive të fundvitit, ku ju ftoj që të merrni pjesë me një Fotografi të bërë prej jush, një Videokërkesë në shërbim të komunitetit tuaj (shkollë, lagje a qendër pune) apo edhe thjesht një Urim të veçantë për Vitin e Ri 2022 në https://shqiperiaqeduam.al, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.
“Dëshiroj që për vitin e ri të bëjmë një konkurs në këtë faqe me tre çmime. Çmimi Fotografia e Vitit ku do të zgjedhim me votim në këtë faqe tre fotografitë më të pëlqyera mes të gjitha fotografive që ju do të dërgoni në adresën shqipëriaqëduam.al rubrika konkursi2022. Çmimi Videokërkesa ime ku një ekip i posaçëm do të zgjedhë tre kërkesat fituese mes atyre që ju do dërgoni me video për të kërkuar mbështetje për një nismë në dobi të shkollës apo komunitetit tuaj në adresën shqipëriaqëduam.al rubrika konkursi2022. Çmimi Urimi im ku epiki i kësaj faqeje do të zgjedhë tre urime më të veçanta, që ju do të dërgoni me tekst, foto apo vide për Vitin e ri 2022 në adresën shqipëriaqëduam.al rubrika konkursi2022. Çmimet do të shpërndahen me një aktivitet të posaçëm me 100 miq të ftuar nga pjesëmarrësit në Konkursin e vitit të ri 2022″, fton kryeminisri Rama.