Pensionistët do të marrin shpërblim prej 5 mijë lekësh, për festat e fundvitit

683 mijë pensionistë do të marrin bonusin në vlerën e 5 mijë lekëve si shpërblim, për festat e fundvitit. Qeveria ka vendosur të rishikojë për herë të gjashtë buxhetin e shtetit ku ka rritur pritshmëritë për të ardhurat me 18.2 miliardë lekë. Të ardhurat që ishin parashikuar në vlerën e 489,526 lekë, në aktin e fundit normativ, kanë arritur në 507,727 miliardë lekë. Ndërsa shpenzimet parashikohet të arrijnë deri në fund të dhjetorit në 628,269 miliardë lekë, nga 610,069 miliardë lekë që pritej deri tani.