E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryeministri Rama, pritet në Athinë nga homologu i tij grek, Mitsotakis

Pas takimit me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, Rama në axhendën e tij, si takim të dytë zyrtar, kishte kryeministrin Mitsotakis. Dje me Dendian, zoti Rama bisedoi për marrëdhëniet dypalëshe, perspektivën e Shqipërisë në BE si edhe zhvillimet në rajon. Zoti Rama ka vizituar Athinën pas vizitës zyrtare në Turqi, ku pati një pritje të veçantë nga Presidenti Erdogan.

Ndërkohë në takimin me Mitsotakis mes të tjerash bëhet e ditur se në fokus të bisedimeve ka qenë dekreti presidencial i Greqisë për zgjerimin e zonës detare. Po ashtu, bëhet e ditur se edhe pala greke tha se “kemi një qasje të re me largpamësi dhe pozitive”.  Të dy palët janë të vendosura të çojnë edhe më para procesin e bashkëpunimit.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare shprehu falënderime në lidhje me mikpritjen e homologut grek, ndërsa theksoi se në fokus të bisedës së tyre ishte situata me Covidin apo dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike”, shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›