E Enjte, 5 Nëntor 2026

Meta pret Kryetarin e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës: Të forcojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, Zef Morina dhe delegacionin, që e shoqëronte ku mori pjesë edhe kreu i PDK-së, Nard Ndoka.
Gjatë takimit, zoti Meta theksoi se “në këtë vit, me sfida të reja dhe sprova të vështira për shqiptarët në rajon, Shqipëria dhe Kosova duhet të dëshmojnë mençuri dhe vullnet për të forcuar sa më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat”., u shpreh presidenti.
Forcimi i bashkëpunimit, sipas tij, duhet “në të mirë të interesit kombëtar dhe qytetarëve tanë, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes së përbashkët europiane”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›