Kryeministri Rama publikon foto-albumin nga nisja e punimeve të “Samitit të IV të Diasporës” në Tiranë
Ditën e sotme kanë nisur zyrtarisht punimet për edicionin e katërt të Samitit të Diasporës. Njoftimi për hapjen e këtij organizimi u përcoll përmes rrjeteve sociale zyrtare të komunikimit edhe nga kryeministri, Edi Rama.
Përmes një përditësimi në platformat e rrjeteve sociale, kreu i ekzekutivit ndau një galeri fotografike që dokumenton momentet e para të takimit. Mesazhi shoqërues i publikimit ishte i shkurtër: “Nis Samiti IV i Diasporës”, duke shënuar kështu hapjen e agjendës së parashikuar për këtë ngjarje kombëtare.
/rtsh.al/