Moti- Dita e sotme me alternime kthjellimesh e vranësirash

Moti për ditën e sotme (12 prill) pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Nga orët e para të mëngjesit deri në pasditen e vonë, pjesa më e madhe e territorit do të jetë nën mot të kthjellët. Më pas, pritet shtim gradual i vranësirave mesatare deri të dendura në të gjithë vendin.
Era do të fryjë nga juglindja–jugperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare, sidomos në jugperëndim dhe zonat luginore, era mund të arrijë deri në 12 m/s.
Valëzimi në detin Adriatik dhe Jon parashikohet me forcë 1–3 ballë.
/rtsh.al/