E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryeministri Rama, reagon në lidhje me akuzat se qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë për Ukrainën

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar ditën e sotme, në lidhje me akuzat se qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë për Ukrainën, e cila prej ditësh është duke luftuar me Rusinë. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Rama thotë se Shqipëria ka dhënë kontributin e saj. Nga ana tjetër zoti Rama ka thënë se deri më tani nuk është shprehur sepse nuk kërkonte reklamë.

“Jam shumë krenar që pavarësisht se vend i vogël mes të mëdhenjve të botës kemi ditur të dëgjohemi me respekt në mbështetje të Ukrainës në OKB,kemi ditur të shikohemi me respekt në NATO,kemi ditur të trajtohemi me respekt nga SHBA dhe i jemi gjendur me shumë respekt Ukrainës. Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t’u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës”, shkruan kryeministri Rama.

Rama detyrohet të zbulojë “sekretin”: Ja çfarë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›