PS dërgon në Parlament rezolutën për Ukrainën

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dorëzuar në Parlament një rezolutë për mbështetjen e sovranitetit territorial të Ukrainës. Me anë të një postimi në Facebook, Balla njofton se rezoluta i është dërguar grupeve parlamentare të Partisë Demokratike, të “Aleancës për Ndryshim” dhe të “Demokraci dhe Integrim”, një projekt-Rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë. Zoti Balla shton se rezoluta do shqyrtohet dhe do hidhet për miratim në seancën më të afërt parlamentare.