Kryeministri Rama siguron PE: Shqipëria së shpejti anëtare me të drejta të plota në BE
BRUKSEL- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka siguruar eurodeputetët e Parlamentit Evropian, se qeveria e re e do të bëjë gjithçka për të plotësuar sa më shpejt atë cka mungon për të pasur Shqipërinë si anëtare me te drejta të plota në familjen e madhe evropiane.
Duke u rikthyer në kohë, kreu i qeverisë shqiptare theksoi 23 qershori ishte kërkesa e dytë për ndryshim pas vitit 1992. Rama shprehu angazhimin për të punuar dhe për të përmbushar atë që populli shqiptar ka kërkuar më 23 qershor.
“Besoj se populli shqiptar ka votuar për ne, si rezultat jo vetëm i zëvendësimit të një kryeministri me tjetrin, por ishte një nevojë për të ndryshuar vendin. Dhe ky është rezultati që na bën të përulur në një mënyrë që na bën të gjithëve shumë të ndërgjegjshëm për faktin se jemi në një pozitë të tillë, se jemi këta që jemi për ata cka nevojë dhe mendon populli se duhet të jemi ne për të. Është përgjegjësi e madhe dhe ne jemi të gatshëm për të punuar dhe për të përmbushur atë që populli shqiptar ka kërkuar më 23 qershor. Në vitin 1992 shqiptarët votuan për një ndryshim të madh, më 23 qershor ishte kërkesa e dytë për ndryshim që garantoi rotacion paqësor, dhe tregoi një mesazh të qartë se është demokracia që nevojitet ne jetën e secilit. Ju siguroj se gjithçka kemi bërë dhe parlamenti ka bërë shumë për Shqipërinë, nuk do jetë e kotë por do jetë burim frymëzimi dhe në të njëjtën kohë do jetë një arsye me tepër për ne për të plotësuar sa më shpejt atë cka mungon për të pasur Shqipërinë si anëtarë me te drejta të plota në familjen evropiane”, siguroi kryeministri Rama.
“Zero probleme me fqinjët”, do jetë fokusi i politikës së Jashtëm, theksoi Rama me qëllim lënien pas të ‘etheve’ nacionaliste.
“Shqipëria ka qenë vend i pandikuar nga ndryshimi i shtetit, por në të njëjtën kohë, është dëmtuar kohët e fundit nga ethet nacionaliste. Politika e jashtme do jetë koncepti: zero probleme me fqinjët. Nuk ka ndryshim që Shqipëria gjatë këtyre viteve ka pasur progres, dhe nuk ka dyshim që ambicia është më e madhe se progresi i bërë deri tani. Kjo ambicie do na çojë drejt së ardhmes duke mësuar leksionet e mira, nga ato që kanë qenë pozitive dhe negative”, tha Rama i cili u ndal dhe tek zhvillimet Kosovë-Serbi duke vlerësuar se marrëveshja do të shmangë konfliktet.
PËRGJIGJIET E RAMËS PËR EURODEPUTETËT
QEVERIA JONË, KEMI NUMRIN MË TË MADH TË GRAVE
“Qeveria jonë, kemi numrin më të madh të grave se gjithë gratë e tjera të përfshira në qeveritë e mëparshme të tranzicionit. Jam i lumtur të prezanto Ministren e Integrimit, ë është një yll në ngritje i politikës dhe Ministrin e Jashtëm që është më i riu që ka pasur qeveria shqiptarë ndonjëherë”.
NACIONALIZMI, PD HUMBI SE KALOI RETORIKAT ME FQINJËT
“Më 23 qershor, ne i Fituam zgjedhjet me një aleancë që është LSI dhe morëm 1 milion vota me ASHE, dhe nacionalizmi nuk mori asnjë votë. Forcat nacionaliste që dolën në skenë dhe shqetësuan partnerët tanë nuk arritën të futen në Parlament dhe mendimi është se PD mori këtë rezultat të keq sepse kalimi në disa retorika nacionaliste të papranueshme për pozicionin e Shqipërisë me fqinjët dhe qëndrueshmërinë e rajonit. Ne jemi të bindur se kufijtë do të jenë atje, por nuk do jenë pengesë për të punuar mes shqiptarëve dhe serbëve apo maqedonasve, malazezëve, kroatëve, grekëve, italianët apo turqit. Ndaj nënvizoj bisedimet Kosovë-Serbi, pasi i jepet fund historisë së konflikteve dhe hapen horizonte te reja. Problemi është se cfarë do bëjmë. A do jemi fëmijët shqetësues të Brukselit që merren me detyra shtëpie, apo të mendojmë të mblidhemi dhe të mendojmë për projekte dhe sfidat që na jep BE, të jemi pjesë e familjes evropiane. Duhet te sfidojmë dhe ne Brukselin me programe që na cojnë drejt paqes”.
PROVA E PARË E PROGRAMIT: TI JAPIN PD ATË CKA S’NA KA DHËNË NE
"Komunistët luftojnë njerëzit jo argumentat.... Politika jonë ka vuajtur shumë pas rënies së komunizmit nga përpjekja për të luftuar njëri-tjetrin dhe jo për idetë. Prova pare e programit tonë qeverisës, nuk do jetë thjesht një fillim euforik, por një instrument për të vijuar në Parlament për ti dhënë opozitës cdo gjë që ne nuk e morëm si opozitë".
KRYEMINISTRI I RI, EDI RAMA NIS SOT VIZITËN DYDITORE NË BRUKSEL
Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë dyditore në Bruksel. Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, ai u shoqërua nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha.
Rama do takohet si fillim me kreun e PE-së, Martin Schultz, pas fjalës në Komisionin e Jashtëm të PE.
Në vijim të vizitës, Rama dhe ministrat Bushati e Gjosha do të takohen me Presidentin e Këshillit të Evropës, Komisionit Evropian, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmusen dhe me Kryekomisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle.
vijon....
(e.m/er.nu/BalkanWeb)