Arrestohet ish-gardisti Skejaakuza për gjobvënie 100 mijë€
TIRANE- Ish-efektivi i Gardës së Republikës, Fatos Skeja është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës. Ish-gardisti Fatos Skeja akuzohet për disa raste gjobë vënie, dhe konkretisht për një gjobëvënie në vlerë 100 mijë euro. Sipas burimeve policore, Skeja ka tentuar të gjobisë pikërisht një prej familjeve të viktimave të 21 janarit.
Pak kohë më parë mbërriti padia e njërit nga vëllezërit e Hekuran Dedës. Hekuran Deda është një nga katër personat që u vranë në ngjarjet e 21 Janarit.
Sipas Zabit Dedës, vëllait të protestuesit të vrarë Hekuran Deda, disa ditë pas vrasjes së protestuesve të "21 janarit", ish-efektivi i Gardës Fatos Skeja tentoi ndërmjetësimin e vizitës së Sali Berishës në familjen Deda.
Në këmbim të pranimit të vizitës së Berishës në familjen e tyre, sipas Zabit Dedës, Skeja u ofroi para.
Ndërkaq, vijojnë seancat gjyqësore për ngjarjet e "21 janarit", e konkretisht nesër në orën 10:00 do të nisë gjyqi në Gjykatën e Apelit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)