E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Rama uron 81-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 29 nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shqipërisë nga forcat gjermane.

“Mirëmëngjes dhe me urimin për festën kombëtare të çlirimit, ju uroj të gjithëve një fundjavë të paqtë”, shkruan Rama i cili postimin e tij e shoqëron me një foto nga Monumenti “Nëna Shqipëri”.

Sot Shqipëria përkujton 81-vjetorin e Çlirimit.

Si çdo vit, figurat më të larta të shtetit do të zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit për të nderuar sakrificën dhe heroizmin e atyre që luftuan për liri.

Homazhe pritet të organizohen edhe në rrethe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›