Kryeministri Sali Berisha mori pjesë dje në Samitin e Kryetarëve të Qeverive të Partive Popullore Europiane, që u zhvillua në Helsinki të Finlandës, në pararendje të Samitit të BE-së që
Kryeministri Sali Berisha mori pjesë dje në Samitin e Kryetarëve të Qeverive të Partive Popullore Europiane, që u zhvillua në Helsinki të Finlandës, në pararendje të Samitit të BE-së që zhvillohet sot në Finlandë.
Në Samit ishin të pranishëm kryetarët e qeverive të vendeve evropiane ku janë në pushtet partitë popullore, si dhe drejtuesit kryesorë të partive popullore dhe të së djathtës evropiane.
Takimi u përqëndrua kryesisht në diskutimin e çështjeve kryesore që janë pjesë e axhendës së Samitit të sotëm të BE-së, energjia, emigracioni, kushtetuta evropiane dhe fuqizimi i kërkimit shkencor në Europë.
Në fillim të Samitit, Presidenti i Komisionit Evropian, Zoti Barroso, mbajti një raport informues në lidhje me çështjet në diskutim. Më pas, të pranishmit diskutuan gjerësisht mbi to, ndër të tjera me qëllim harmonizmin dhe përshtatjen e qëndrimeve të tyre respektive, veçanërisht nën dritën e qëndrimeve që do të mbahen në Samitin e BE-së.
Gjatë Samitit, Kryeministri Berisha u takua me Presidentin e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, të cilin e informoi mbi ecurinë e reformave të qeverisë dhe zbatimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian.
Kryeministri Berisha gjithashtu u përshëndet, bisedoi dhe shkëmbeu opinione me drejtuesit e qeverive dhe partive të djathta europiane. Ai u takua me Kancelarin e Austrisë Ëolfgang Schuessel, Kryeministrin e Luksenburgut Jean-Claude Juncker, Kryeministrin e Greqisë Kostas Karamanlis, Kryeministrin e Kroacisë Ivo Sanader, Kryeministrin e Suedisë Fredrik Reinfeldt dhe Kryeministrin e Letonisë Aigars Kalvītis.
Kryeministri Berisha mori nga homologët e tij përgëzime për reformat e deritanishme të qeverisë dhe inkurajimin për të vazhduar thellimin e tyre.
Kryeministri Berisha u kthye sot pasdite nga Finlanda.