E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Stoltenberg: Situata, serioze. Herët për të thënë sulm terrorist

Jens Stoltenberg

Kryeministri i Norvegjisë,Jens Stoltenberg ka reaguar menjëherë pas situatës së krijuar në vend, pas shpërthimit të një bombe në qendër të Oslos, ku ndodhet edhe zyra e vetë kryeministrit.

Stoltenberg tha se  situata është shumë serioze duke shtuar se është shumë herët për të thënë që është një sulm terrorist

Një shpërthim i fuqishëm goditi Oslon rreth orës 15:30, ku deri tani janë raportuar 2 të vdekur, dhe disa të plagosur.

Në reagimin e saj të parë, policia tha se , ende nuk ka një shifër të saktë viktimash, por shtoi se, bëhet fjalë për disa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›