E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Thaçi ua uroi dervishëve Sulltan Nevruzin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, uron besimtarët e radhëve të Dervishëve Islamë të Kosovës, me rastin e festës së Sulltan Nevruzit

Në telegramin e urimit thuhet: Festa e Sulltan Nevruzit është ngjarje e rëndësishme e radhëve të Dervishëve Islamë, që simbolizon ringjalljen e jetës dhe thellimin e besimit në profetin Muhamed.

Me rastin e Festës së Madhe të Sulltan Nevruzit, dua t’ju shpreh urimet më të sinqerta të gjithë besimtarëve tuaj.

Në emër tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, uroj që këtë ditë të mirëkuptimit, devotshmërisë dhe solidaritetit, ta kaloni në lumturi dhe harmoni, pranë familjeve dhe të dashurve tuaj, përfundon ruimi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›