E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Thaci i shkruan kryeministrit te Berisha

Prishtine 15 dhjetor 2010NOA - Kryeministri i Republikes se Kosoves Hashim Thaci i ka derguar nje leter urimi kryeministrit te Republikes se Shqiperise Sali Berisha me rastin e fillimit te levizjes se lire pa viza ne hapesiren shengen te BE-se per gjithe shtetasit e Shqiperise.

Me poshte vijon letra e plote

I nderuar kryeminister Berisha
Ne kete dite te madhe per Republiken e Shqiperise dhe per qytetaret e saj por edhe per mbare popullin shqiptar me lejoni qe ne emer te Qeverise se Republikes se Kosoves dhe ne emrin tim tu percjelle urimet me te perzemerta me rastin e fillimit te levizjes se lire pa viza ne hapesiren shengen te BE-se per gjithe shtetasit e Shqiperise.

Pas anetaresimit ne NATO Republika e Shqiperise eshte duke ecur me hapa te sigurt drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. Kjo po ndodh fale punes se madhe te Qeverise Tuaj te spektrit politik shqiptar dhe te qytetareve te Shqiperise.

Edhe shteti yne i ri Republika e Kosoves eshte duke permbushur ne ploteni kriteret dhe standardet e integrimit ne institucionet euro-atlantike. Ne kete kuader institucionet e Kosoves jane deshmuar me angazhimin e vazhdueshem ne kuader te procesit te liberalizimit te vizave.

Ne 15 muajt e ardhshem me perkushtimin tone te gjithanshem institucional dhe qytetar Republika e Kosoves do te arrije te jete pjese e procesit te levizjes se lire te qytetareve te saj pa viza ne hapesiren shengen te BE-se. Ky eshte zotimi yne qe do ta realizojme me saktesi.

Duke shprehur vizionin tone te perbashket per integrimin e plote te dy vendeve tona ne Bashkimin Evropian shprehim bindjen se tanime perspektiva evropiane ka filluar te jete pjese e pandashme e realitetit zhvillimor te rajonit tone.

Gezuar
Hashim Thaci
Kryeminister i Republikes se Kosoves

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›