Akuzat për Thacin KiE nis shqyrtimin e raportit të Dik Marti
PRISHTINE-Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka nisur shqyrtimin e raportit të raportuesit Dik Marti, që implikon kryeministrin kosovar Hashim Thaci me trafikun e organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri në fund të viteve ’90. Siç raporton agjencia e lajmeve Rojters, Komisioni i Cështjeve ligjore dhe të drejtave të njeriut të Këshillit të Europës ka nisur tashmë mbledhjen e tij në Paris për të diskutuar mbi këtë raport, sipas te cilit Thaçi i perkrahur nga SHBA-te dhe BE ka qënë në krye të një grupi kriminal i cili akuzohet për një sërë krimesh.
Sipas raportit të përpiluar në bazë të pohimeve te ish-Kryeprokurores se gjykates se Hages, Karla Del Ponte, Hashim Thaci qëndron në krye të një rrjeti mafioz shqiptar, përgjegjës për kontrabandën e armëve, drogës dhe trafikut të organeve në të gjithë Europën Lindore. Pas diskutimeve te raportit ne kryeqytetin francez, raportuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Keshillit te Europes, Dik Marti do të mbaje edhe nje konference per shtyp ne orën 14 e 30.
(d.b/NEWS24/BalkanWeb)