Kryeministri Thaci kundershton vleresimet e OSBE-se
Prishtina zyrtare eshte shprehur kunder disa perfundimeve qe kane dale nga raporti i fundit i Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope. Ne raport eshte ngritur shqetesimi se edhe 9 vjet pas luftes, ne mungese te shenjave per integrim dhe zhvillimin e nje jete te perbashket me serbet, Kosova nuk mund te quhet shoqeri multietnike. Vleresimet e raportit qe flasin per nderhyrje politike ne disa sektore, si policia, gjyqesori dhe mediat, gjithashtu u hodhen poshte, kesaj radhe nga kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci. Ai ia drejtoi pergjegjesine mbi mangesite ne sistemin gjyqesor dhe ne polici vete OSBE-se. "Ju e dini se edhe gjyqesori, edhe policia, jane zhvilluar nen autoritetin e OSBE-se, ndersa sa i perket medieve te lira, autoritetet politike dhe Qeveria e Kosoves kane ndertuar raport partneriteti te shkelqyeshem me mediat e lira ne Kosove dhe do ta kultivojme kete relacion", tha Thaci. Kreu i ekzekutivit kosovar, Thaci, paralajmeroi reforma, te cilave do t'u nenshtrohen tri nivelet themelore te Republikes, duke e perfshire edhe aspektin ekonomik. "Keto jane reforma te domosdoshme demokratike, reforma edhe ne politike, edhe ne ekonomi, edhe ne legjislacion, duke nenkuptuar edhe reforma ne drejtesi", deklaroi kreu i ekzekutivit. Opozita ne Kosove, nderkaq, thote se publikimi i raportit te OSBE-se ve ne pah gjendjen reale te funksionimit te shtetit te Kosoves. Nenkryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ahmet Isufi, mbeshteti raportin ne fjale dhe u shpreh i bindur per saktesine e tij sa i perket pasqyrimit te gjendjes ne sektore te caktuar ne vend. "Ne e kemi theksuar edhe me heret si parti opozitare se qeveria po nderhyn ne shume segmente, sidomos ne ndermarrjet publike, ne organet gjyqesore dhe po ashtu ne te gjithe mekanizmat, te cilet ne fakt konsiderohen si te pavarur. Prandaj, ka dale ne shesh e verteta dhe OSBE-ja ka bere nje raport ku kritikon ashper qeverine per veprimet e tilla
u shpreh Isufi. Aleanca Kosova e Re, nderkaq, mendon se fajtore per joefikasitetin ne gjyqesi e polici jane edhe administrata e Kombeve te Bashkuara dhe OSBE-ja, te cilat kane toleruar nderhyrjet e Serbise ne keto segmente. Ibrahim Makolli, nenkryetar i kesaj partie, madje eshte i mendimit se ne raport eshte dashur te kete edhe verejtje per ata qe kane lejuar funksionimin e strukturave paralele te Serbise. Per keto struktura, OSBE-ja ka vleresuar se avancojne ndarjet nderetnike. "OSBE-ja do te duhej qe te kete verejtje ndaj administrates se UNMIK-ut ne pergjithesi dhe ndaj vetes po ashtu, si toleruese per funksionimin e ketyre institucioneve te Serbise ne Kosove", tha Makolli. Ne raport jane identifikuar 12 fusha qe devivojne nga mandati i misionit te OSBE-se ne Kosove, per te cilat eshte dhene vec e vec vleresimi mbi perparimet dhe mangesite.