E Diel, 1 Nëntor 2026

PD Policia te nxjerre sekserin e Rames nga strofulla

Bumci Kreu i bashkise fali truallin publik. Ka shkelur ligjin me shitjen e parkut Rinia.

Partia Demokratike i kerkon Policise se Shtetit te gjeje sekserin e kryesocialistit njekohesisht kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama. Deputetja demokrate Mesila Doda pohoi dje se sekseri i Edi Rames Tan Lepri eshte zhdukur ne vend qe te paraqitet ne prokurori. Ajo siguroi se abuzimet e Rames nuk mund te fshihen. Akuzat per kreun socialist kane vijuar edhe nga demokrati Aldo Bumci i cili nxori nje tjeter dosje abuzimesh ate te parkut Rinia. Bumci tha se Rama e ka shitur kete prone ne kohen kur ajo rezultonte e regjistruar ne hipoteke si prone shteterore dhe jo ne emer te bashkise.

Abuzimet me pallatet

Me urdher te Edi Rames Tan Lepri sekseri i 20 dhe i 100 milione eurove ne vend te paraqitet ne prokurori eshte zhdukur ne strofullen e tij. Qysh prej 1 jave behet e ditur se organet zyrtare e kerkojne njeriun qe ne emer te Edi Rames vendosi gjoben 100 milione euro por ai nuk gjendet askund - deklaroi dje Doda. Ajo i beri thirrje Rames te mos fshihet pas sekserit te tij te cilin e ka kaluar ne ilegalitet. Doda u beri njekohesisht thirrje organeve te policise te dorezojne para drejtesise sekserin e Rames per te nxjerre te verteten per afera korruptive. U kerkoj njekohesisht organeve zyrtare te Policise se Shtetit qe te shumekerkuarin Tan Leprin ta nxjerre nga strofulla kudo qe gjendjet ne Shqiperi apo jashte saj sikunder garantoj Edi Ramen se pallatet 35-kateshe dhe gjoben 100 milione euro nuk do mundet ti fshihen askund ne kete toke brenda apo jashte Shqiperise - tha ajo.

Shitja e parkut Rinia

Vec gjobave marramendese per pallatet nje tjeter abuzim i Rames sipas demokrateve eshte edhe shitja e parkut Rinia. Bumci deklaroi dje se Rama spekulon kur akuzon padrejtesisht lidhur me abuzimin e ish-ekspozites Shqiperia sot nderkohe qe vete ka abuzuar hapur me pronat e shtetit. Ne mars te 2005-s Rama i ka shitur shoqerise Taiean 1310 m2 toke te parku Rinia. Por ne kohen e shitjes trualli te parku Rinia eshte regjistruar ne ZRPP si prone shteterore pra nuk figuron si prone e regjistruar ne emer te bashkise. Pra me pak fjale Bashkia e Tiranes z. Rama ka shitur nje prone e cila nuk eshte e bashkise dhe nuk kishte asnje te drejte qe ta shiste - tha ai. Me keto shitje - shtoi Bumci - shkelet edhe ligji per kthimin dhe kompensimin e prones i cili kerkon qe te ndalohet shitja dhe shitblerja e trojeve publike derisa te perfundoje kompensimi fizik i ish-pronareve. Kjo shkelje e Rames - pohoi ai - eshte konstatuar edhe ne raportin e Kontrollit te Larte te Shtetit te dates 4 korrik 2008 ndersa procedurat e ndjekura per ish-ekspoziten - sqaroi ai - jane teresisht ligjore sepse trualli u eshte kthyer ish-pronareve ose pronareve historike te cilet pervec marrjes se prones nga regjimi komunist iu desh edhe shume vite mbas rrezimit te komunizmit qe te rimerrnin pronen e tyre. Cmimi per vleren e truallit ne kete zone si per te gjithe vendin bazohet ne harten e vleres se prones se nxjerre nga formula/metodika qe eshte miratuar ne Parlament ne vitin 2004. Pra pronaret e kane blere pjesen e mbetur me vleren e 42621 lekeve per m2. Ndersa z. Rama truallin qe nuk kishte te drejte ta shiste e ka shitur te parku Rinia per 12000 leke te reja ose me pak se 100 euro per meter katror. Vetem nje njeri qe nuk ndien asnje pergjegjesi ligjore dhe morale mund te sillet ne kete menyre. Te akuzoje te tjeret kur eshte i zhytur koke e kembe ne shkelje te ligjit - tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›