Kryeministri anglez Gordon Brown uron Kryeministrin Berisha për rizgjedhjen në këtë detyrë
Kryeministri i anglez, Gordon Brown me anë të një mesazhi, i ka uruar Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha rizgjedhjen e tij në krye të qeverisë shqiptare. Në mesazhin e tij Brown shprehet:
"I dashur Kryeministër,
Po Ju shkruaj për t’ju ofruar urimet mbi riemërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë mbas zgjedhjeve të 28 qershorit.
Ky është një moment vendimtar për Shqipërinë, si anëtarja më e re e NATO-s dhe aplikuese për statusin e vendit kandidat për BE. Është e rëndësishme që qeveria e re të tregojë me shpejtësi përkushtim ndaj axhendës së gjerë të reformave dhe shpresoj që qeveria Juaj të drejtojë përpjekjet për angazhimin e të gjithë politikanëve dhe partive politike shqiptare në politikën e dialogut dhe veprimit për të stimuluar reformën. Si një mik i vjetër i Shqipërisë dhe një mbështetës i fortë i perspektivës suaj Euro-Atlantike, ne jemi të gatshëm të mbështesim axhendën tuaj të reformave.
Ne gjithashtu presim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Ne kemi ndërtuar një bashkëpunim të fortë në luftën kundër krimit të organizuar, si në nivelin politik ashtu edhe atë operacional. Ndjekja e kësaj lufte është në interesin tonë të përbashkët dhe unë shpresoj që bashkëpunimi ynë i ngushtë do të vazhdojë dhe do të zgjerohet gjatë mandatit tuaj të ri. Reforma në drejtësi dhe progresi i qëndrueshëm në ndalimin e korrupsionit, tashmë janë përparësi urgjente nëse Shqipëria do të përmbush standardet e BE. Unë shpresoj të shohim progres të vërtetë në të dyja fushat."
I juaji sinqerisht
Gordon Brown
24/09/2009