E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri belg Leterme, sot qëndron në Kosovë

Kryeministri i Belgjikës Yves Leterme, gjatë ditës pritet të qëndroi për vizitë në Kosovë.

Ai do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi dhe presidentin Fatmir Sejdiu.

Kryeministri i belg, më 15 shkurt kishte anuluar vizitën e tij në Kosovë, për shkak të tragjedisë hekurudhore që ndodhi në Belgjikë, ku nga përplasja e dy trenave afër Brukselit, humbën jetën së paku 20 vetë.

Leterme, kishte ardhur në Aeroportin e Prishtinës, por pas marrjes së lajmit për tragjedinë hekurudhore që ka ndodhur në vendin e tij, kishte anuluar vizitën për t’u kthyer në vendin e tij. /Kosovapress/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›