Shatri, kandidat i AAK’së në Istog

AAK'ja në Istog, të martën, e ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar të komunës.
Kryetari i degës së AAK'së në Istog, Bekë Berisha, në takim me anëtarët e kryesisë së partisë dhe të strukturave partiake, e ka zyrtarizuar Muhamet Shatrin kandidat për kryetar të Istogut nga radhët e këtij subjekti politik.
Ai duke thënë se kandidatura është bërë me pëlqimin e të gjitha strukturave partiake, ka kërkuar nga të pranishmit që angazhohen maksimalisht për fitoren e tij
Përkrahje të fuqishme të kandidaturës së Shatrit, i ka dhënë edhe ish- kandidati për kryetar komune në zgjedhjet e shkuara, Naim Imeraj.
Imeraj, ka premtuar se do të jetë krah i fortë gjatë fushatës i kandidatit të ri për kryetar komune.
Ndërsa kandidati i AAK-së për kryetar të Istog, Muhamet Shatri, duke i falënderuar strukturat partiake për besim e dhënë, është zotuar se do të angazhohet për ruajtjen e unitetit ndërmjet subjekteve politike dhe angazhim maksimal për fitore.
Sipas tij, Istogu ka pasur traditë të mirë politike dhe duhet të angazhim që kjo traditë të çohet përpara.
Ditë më parë LDK-ja ka publikuar kandidatin e saj për kryetar të Istogut, i cili është Haki Rugova, ndërsa PDK-ja ende nuk e ka bërë të ditur kandidatin e saj. /kosovapress/