Kryeministri britanik Broen vlereson permiresimin e situates se sigurise
Kryeministri britanik, Gordon Broen, ka zhvilluar bisedime me udheheqesit irakiane ne Bagdad rreth perpjekjeve per rindertim dhe te ardhmen e forcave britanike ne jug te vendit. Broen tha se trupat britanike kishin bere progres te dukshem ne muajt e fundit ne trajnimin e policise dhe forcave te armatosura te Irakut. Ai shtoi se nuk do te percaktonte ndonje afat kohor per terheqje te trupave nga Iraku. Mandati i OKB-se qe autorizon pranine e trupave skadon ne fund te vitit dhe qendrimi i metejshem i trupave do te kerkoje nje marreveshje bilaterale. Kryekomandanti i forcave amerikane ne Irak, gjenerali David Petraeus nderkohe ka bere te ditur se ka disa prova se al-Qaeda mund te jete duke divertuar luftetaret e vet nga Iraku ne Pakistan dhe kufiri me Afganistanin.