Daniel Frid: SHBA do te angazhohet ne te gjitha aspektet ne Kosove
Shtetet e Bashkuara do te vazhdojne te jene te angazhuara ne te gjitha aspektet ne Kosove. Keshtu shprehet Ndihmes Sekretari amerikan i Shtetit per Evropen Daniel Frid, i cili shton se edhe pjesemarrja e amerikaneve ne misionin EULEX ne Kosove eshte dicka qe ndodh per here te pare. "Marredheniet mes Shteteve te Bashkuara dhe Kosoves jane vecanerisht te ngrohta. Ne e pershendesim qeverine e Kosoves per arritjet e saj qe pas shpalljes se pavaresise, sic ishte miratimi i Kushtetutes si dhe duke vazhduar me miratimin e ligjeve sipas pakos Ahtisari dhe duke marre masa qe Kosova te jete shteti i te gjithe banoreve qe jetojne aty", deklaroi ndihmes Sekretari amerikan i Shtetit. Sipas tij, SHBA ka qene e angazhuar ne Kosove qe perpara 1999, por vecanerisht me pas, duke shtruar se, ky shtet ka ndihmuar permes procesit diplomatik te cojme Kosoven drejt pavaresise. "Ne jemi krenare per kete dhe do te vazhdojme te qendrojme te angazhuar ne te gjitha aspektet. Trupat amerikane jane pjese e misionit te NATO-s. Aleanca do te qendroje ne Kosove persa kohe qe te nevojitet, amerikanet do te marrin pjese ne misionin e ardhshem te EULEX-it", u shpreh Frid.
Ndikimi
Sipas Daniel Frid ne te ardhmen afatgjate nuk do te kete ndikim te madh per te ardhmen e Kosoves kundershtimi i Rusise per pavaresine dhe anetaresimin e Kosoves ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara.
Ndikimi
Sipas Daniel Frid ne te ardhmen afatgjate nuk do te kete ndikim te madh per te ardhmen e Kosoves kundershtimi i Rusise per pavaresine dhe anetaresimin e Kosoves ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara.