E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri bullgar Borisov, vizitë 2 ditore në Tiranë

TIRANE- Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Boyko Borissov nis sot viziten dy ditore ne Tirane, me ftesë tëkKryeministrit Berisha.

Sipas axhendes se vizites në orën 11.00, Berisha do të presë në kryeministri, homologun Borissov dhe delegacion që e shoqëron. Pas takimit kokë më kokë, do të zhvillohen bisedimet dypalëshe mes dy delegacioneve, të kryesuara nga dy kryeministrat.

Në praninë e kryeministrave, do të bëhet nënshkrimi i tre marrëveshjeve  dhe më pas, do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp.

Për nder të Kryeministrit bullgar Boyko Borissov dhe delegacionit që e shoqëron Kryeministri Berisha do të shtrojë një drekë në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Në kuadër të vizitës së Kryeministrit Borissov, në orën 18.00, do të mbahet Forumi Ekonomik Shqipëri-Bullgari, i cili do të përshëndetet nga dy kryeministrat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›