E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri, deputetëve: Sqaroni qytetarët, Rama po bllokon vizat

Kryeministri Sali Berisha denoncoi dje para deputetëve të PD-së përpjekjet e kryesocialistit Edi Rama për tu bërë Kryeministër përmes rrugës. Në pjesën pa mediat të mbledhjes së grupit kuvendor demokratë, z. Berisha urdhëroi deputetët e tij që të ndërmarrin një fushatë takimesh me qytetarët shqiptarë, të cilëve tu bëhet e ditur situata politike e krijuar për shkak të bojkotit që PS-ja u ka bërë institucioneve të vendit, duke zgjedhur protestat në rrugë si qëllim për interesat personale të z. Rama. Kryeministri akuzoi kryetarin e PS-së se po synon bllokimin e liberalizimit të vizave dhe një fakt i tillë, sipas tij, duhet tu bëhet i ditur shqiptarëve përmes takimeve me ta. Kreu i qeverisë urdhëroi deputetët demokratë që të bëjnë prezentë tek ata politikën e mbrapshtë të Edi Ramës kundër integrimit të Shqipërisë duke shkelur vendimet e Kushtetutës, në qëndrim krejt të kundërt të mazhorancës, e cila kërkon dialog dhe zgjidhje të ngërçit politik përmes rrugës kushtetuese dhe jo asaj të protestave në rrugë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›